Mero Baze
E ashtuquajtura paketa “antishpifje” e cila po paraqitet në formën e një tigri kundër lirisë së medies, në fakt përfundoi si një mace. Ndryshimet e bëra dhe pas minutës së fundit, të cilat Taulant Balla vetëm sa i përkthente nga anglishtja, duket se e futën ligjin në një shtrat burokratik, duke asgjesuar çdo pëprpjekje për tu keqpërdorur politikisht.
Por dhe nëse ligji do të kishte mebtur “tigër” siç u paraqit në fillim të tij, ai nuk do të ishte kurrë I tillë në zbatim dhe në efektin mbi lirinë e shtypit.
Liria e shtypit në një vend si I yni aktualisht ka tre armiq të mëdhenj.
Armiku I parë I madh është burimi financiar I shtypit, I cili vjen nga korporatat e mëdha që diktojnë jetën ekonomike dhe politike të vendi, ose siç ua kemi ngjitur ne emrin “oligarkë”.
Në Shqipëri je I lirë ta bësh cop Edi Ramën, je I lirë të tallesh me Lulzim Bashën, je I lirë të bësh gallatë me Ilir Metën, por nuk e bën dot me “oligarkët”. Ajo është një listë e ndaluar “armiqsh” të shtypit shqiptar dhe njëkohësisht një listë turpi për secilin prej nesh.
Nuk ka ligj që na ndalojnë ti sulmojmë ata.
Nuk ka ligj që na ndalonë ti hetojmë ata.
Nuk ka ligj që na ndalon ti investigojmë ata.
Por të gjithë ndaj tyre sillen si “konstruktivë” shumë herë më konstruktivë se ndaj qeverisë apo opozitës.
Dhe kjo ka të bëj me pafuqinë e një mekanizmi ekonomik të pavarur për shtypin shqiptar që bazohet gjithnjë e më shumë tek reklama pa pas nevojë e reklamuesve, e gjithnjë e më pak tek shitja e produkteve të tij. Kur shtypi shqiptar të mbijetoj duke shitur produktin e tij duhet të fillojmë të flasim për lirinë e tij. Tani duhet të flasim për mbijetesën e tij. 90 për qind e medieve të Tiranës, nuk justifkojnë dot pagat e tyr enga burimet publike, që deklarojnë. Portale dhe Tv onlinë q ëpunësojnë 100 vet, pa asnjë reklamë, vetëm në Shqipëri gjen. Dhe ata kanë pas ose botën e krimit ose korrupsionin. Mos prisni ta luftojnë atë.
Armiku I madh I dytë I lirsë së shtypit, është sponsorizimi politik I tij. Ideja që me shtypin vihet e iket nga pushteti, është ende një ide biznesi në Shqipëri. Qeveria por dhe opozita janë të fiksuar me rëndësinë e shtypit për pushtetin e tyre, dhe ajo që kanë bërë me sukses, është të parcelizojnë shtypin, të kenë pushtetin e tyre mbi gazetarët, dhe ti përdorin ato për interesa të tyre .
Kjo bën që kurrë gazetarët shqiptarë të mos jenë të bashkuar në një kauzë. Dhe nuk ke si të jesh, pasi përdorimi poltikë lë gjurmët e tij.
Opozita aktuale ka një histori të ndyrë represioni ndaj shtypit kur ka qenë në pushtet, kurse qeveria aktuale, një histori mikluese për të qenë komforte me mediat e mëdha.
Evolimi që kemi nga vitet e pushtetit të Berishës, është se tani ka gazetarë që tenton ti përdor opozita, por nuk ka antimitingje ndaj tyre si në kohë të Berishës, kur Frangaj mobilizonte lista gazetarësh që dënonin dhunuesit e gazetarëve dhe mbronin dhunuesin vetëm se dilte në foto me gruan e Berishës. Tani disa nga këta ishin para Kuvendit duke “luftuar” për liri.
Armiku I tretë I madh I lirsë së shtypit, është autocensura dhe guximi personal për të bërë gazetari. Mediet e mëdha janë sot duarlidhura nga fakti se nuk janë konkurente, nuk mbijetojnë dot me të ardhurat nga shitja e produktit të tyre dhe janë në një aleancë mes biznesit dhe politikës.
Mediet e reja të internetit janë më të lira, por jo si gazetari cilësore, por si platforma propogandistike.
Nuk ka ligj për mediet në një sistem politik të lire si I yni, që mund të ndal një gazetar të bëj historinë e vet. Dhuna ndaj gazetarëve dhe pasojat që ata kanë pasur në vite, kryesisht prej pushteteve të Sali Berishës, nuk kanë ardhur nga ligjet, por nga paligjshmëria dhe abuzimi me pushtetin. Por prap nuk ja kanë dal dot. Ndaj sot guximi për të bërë gazetari, është relativizuar nga guximi për të shpikur ngjarje . Gazetaria cilësore është mallë I lire në treg. Ajo as blihet e as shitet, vetëm sponsorizohet siç janë rastet e financimeve të ambasadave të atyre që quhen media të OJQ.
Rreziqe të tjera nuk shikoj, përveç kësaj që po ndodh sot, e cila tenton të barazoj guximin për të ti shkuar të vërtetës në palcë, përmes gazetarisë vërtetë, me guximn për të shkuar durimit në palcë përmes gënjeshtrës.
Leave a Reply