• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Një i dënuar në Presidencë… Si ta përkthejmë takimin e Metës me Salianjin
Home
Politikë

ARDIT RADA/ Një i dënuar në Presidencë… Si ta përkthejmë takimin e Metës me Salianjin

December 19th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Ardit Rada

Ilir Meta duket se e ka humbur qetësinë pasi ka parë në zyrën e tij të mbledhur bashkë anëtarët e SPAK gjatë ceremonisë së betimit. Për ta prishur të gjithë shijen e mirë të krjimit të kësaj strukture, ai ka zgjedhur që të reagojë për diçka të panatyrshme.

Përmes zyrës së tij, presidenti ka njoftuar se ka takuar ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Madje është kujdesur ta përcjellë njoftimin edhe me foto nga takimi ku të dy shohin me përzemërsi njëri-tjetrin.

Nësë do ta thjeshtëzonim këtë karshillëk të Metës, titulli nuk është gjë tjetër veçse “Presidenti takon një të dënuar me burg”. Pra, nëse ky është një takim normal, në zyrën e Metës mund të shohim në vijim nga bandat e 97-ës e deri tek ndonjë i shpallur në kërkim që presidentit mund t’i lindë në zemër ta qerasë me çaj në zyrën e tij.

Zyrtarisht thuhet se Meta e ka këshilluar Salianjin që të mos e humbasë besimin. Nëse ky është një ngushëllim, ai mund t’i shkonte ish-deputetit në shtëpise osë në burg. Por nëse është një tentativë për të ndikuar në Apel, kjo është më e rëndë se mosdekretimi i një ministry, të bërë modë tashmë nga Presidenca.

Dhe në fakt nuk ka si të jetë ndryshe! Përderisa Ilir Meta e ka bërë publik takimin, nuk është thjesht një tregues shtesë se ai qëndron në krah të opozitës.

Ai është një presion i ish-nënkryetarit të KLD, pra Presidentit, ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve që do merren me Salianjin në Apel.

Kur Presidenti thoshte se do të jetë me popullin në krah për të mbrojtur të drejtën, askush s’e ka besuar se bëhej fjalë për të mbrojtur çfarë mbetet nga PD. Por ja që ndodhi edhe kjo! Tani presim të mbledhë popullin.

Për Ervin Salianjin…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Foto me Salianjin, një sforcim për të ruajtur “hijen e frikës” mbi drejtësinë
Previous article MERO BAZE/ Tre rreziqe aktuale për lirinë e shtypit, pa llogaritur ligjin “antishpifje”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k