• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Sa shpejt harruat kohën, kur rriheshin e kërcënoheshin gazetarët?
Home
Politikë

ARTUR AJAZI/ Sa shpejt harruat kohën, kur rriheshin e kërcënoheshin gazetarët?

December 18th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga ARTUR AJAZI

Protesta e djeshme e një pjese të vogël të gazetarëve në mbojtje të “fjalës së lirë” para Parlamentit, deklaratat e disa prej tyre mbi “çensurën nga qeveria dhe Rama pas miratimit të ligjit”, më kujtuan një kohë të shkuar, plot 23 vite më parë. Ishte koha e “artë” e fushatave elektorale, ku derdheshin milionat nga ish-opozita e vjetër, e cila kryesohej vetëm nga një parti e vetme, Partia Demokratike.

Fushatat natyrisht kishin veçoritë e tyre asokohe, ashtu siç kishin edhe paradokset, që nuk ndodhnin kurrë në një vend demokratik. Një prej tyre ishte edhe media, shtypi shkruar, që mbahej fort nën kthetrat e qeverisjes së atëhershme, dhe strukturave të saj vartëse. Gazetari duhej të kishte kujdes, të mos largohej nga selia e partisë, të pyeste kryetarin e partisë (kjo ndodhte edhe në rrethe) të merrte kontakte me njerëzit “kompetentë” para se të bënte lajmin, ndryshe mund të priste gjithçka.

Ngjarja më e bujshme ka ndodhur në tetor 1996, që asokohe mori vëmëndjen e mediave botërore, ishte ajo e Durrësit, në takimin elektoral përmbyllës të Partisë Socialiste (në opozitë) në pallatin e sportit “R.Njala”. E ndërsa mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PS, rrinin dhe prisnin ardhjen e Servet Pëllumbit e anëtarëve të tjerë nga kryesia qëndrore, “grupi i gatshëm” i partisë në pushtet i kishte zënë pusinë atyre në 4 Rrugët e Shijakut. Një badërrdi e pararë.

Bllokuan rrugën, provokuan aksidentin, ndërkohë që xhupzinjtë e tjerë, kërkonin të kapnin gazetaren SH.T, dhe TH.M. të cilët, sipas tyre ishte autorë të disa shkrimeve kritike ndaj ish-presidentit të asaj kohe.

Para pallatit të sportit “R.Njala” në Durrës, situata pothuajse ishte jashtë kontrollit të policisë, e cila stimulonte xhupzinjtë dhe nuk qetësonte situatën. Por momenti më kritik, ishte ardhja e Servet Pëllumbit, i cili edhe pse kishte mundur të shmangte rrethimin e parë, u përball me rrebeshin e “grupit të gatshëm” që e priste në Durrës. Takimi elektoral, pothuajse nuk u zhvillua fare, pasi gjithçka ishte me porosi nga lart “të pengohet me çdo mjet”.

Dhuna verbale dhe fizike, nuk kurseu as Servet Pëllumbin dhe shoqëruesit e tij socialistë, as gazetarët e mediave kritike ndaj qeverisjes së asaj kohe, që fatkeqsisht sot kanë ndryshuar faqe plotësisht. Gazetarja SH.T. dhe Th.M. janë mbajtur të kërcënuar nën presionin e xhupzinjve në një prej ambienteve të pallatit të sportit, derisa është gjetur një shef policie nga kolegët e tyre, që pasi ka “negociuar” me ata, janë lënë të lirë, duke u porositur “mos guxoni të shkruani më për qeverinë dhe presidentin, se ju gjen belaja”.

Ky ndoshta është një prej fragmenteve, të atyre episodeve elektorale që ndodhnin në kohën e atyre që sot, dalin në “mbrojtje” të gazetarëve, të atyre që rrihnin dhe rrëmbenin artikullshkruesit kritikë ndaj qeverisjes e presidentit (si Th.M. në Durrës i cili fatmirësisht u lirua nga ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tij pranë degës PD), të atyre që kurrë nuk kanë lejuar dhe toleruar askënd të shkruajë qoftë edhe një rresht në gazeta, pa marrë lejen e “posaçme”. Si mund të krahasosh të sotmen me të shkuarën, si mund të harrosh çfarë ndodhte me redaksitë, kryeredaktorët dhe gazetarët 23 vite më parë, me të sotmen, aq më tepër kur “mbrojtja” fjalës së lirë, i vjen nga shtypësit e saj.

Shpifësit dënohen kudo në botë me ligj, ajo duhet bërë edhe në Shqipëri , asgjë më shumë se ndodh në botën e qytetëruar demokratike. Një medie nuk mund të fabrikojë lajme, shkrime, opizione dhe analiza, pasi misioni i saj është të transmetojë dhe botojë vetëm të vërtetën e bazuar mbi fakte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Tre rreziqe aktuale për lirinë e shtypit, pa llogaritur ligjin “antishpifje”
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Dita e frikshme, kur qytetarët braktisën gazetarët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k