• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Për opozitën, kushtet janë më të këqija, se hapja e negociatave
Home
Politikë

MERO BAZE/ Për opozitën, kushtet janë më të këqija, se hapja e negociatave

September 18th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Gjermania duket se po shkon dret votimit pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, duke i lënë një sërë detyrash shtëpie, të cilat kanë të bëjnë me hapat e mbetur për të plotësuar reformën në drejtësi.

Për opozitën shqiptare, e cila e ka kthyer në betejë të saj politike mos hapjen e negociatave, në fakt kushtet gjermane janë më të këqija se hapja e negociatave.

Nëse do ti pyesje më vete larg kamerave Sali Berishën, Ilir Metën, apo Lulzim Bashën, ata do të pranonin më qejf hapjen e negociatave dhe mos plotësimin e atyre kushteve, se se sa hapjen me ato kushte, të negociatave.

Kriza politike shqiptare e këtij viti, e ka zanafillën e vet pikërisht tek këto kushte që nuk janë përmbushur akoma.

Frika nga ngritja e SPAK, dështimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetues, mungesa e Gjykatës së Lartë dhe hapat e tjerë të plotësimit të reformës, janë në të vërtetë makthi që ka detyruar opozitën të djegë mandatet e deputetit dhe të mos hyjë në zgjedhje lokale.

Janë pikërisht këto kushte, që janë finalizimi i reformës në drejtësi, arsyeja pse Shqipëria u zhyt në krizë dhe pse Berisha e Meta ishin gati të digjnin Shqipërinë, për të mos u relaizuar ato.

Tani që këto mungesa reale në institucionet e reformës në drejtësi janë kthyer në kushte të Gjermanisë për negociatat, opozita gjendet para një problemi të madh, pasi beteja e saj reale politike ka qenë pikërisht kundër këtyre kushteve. Nëse ato realizohen, opozita ndjehet realisht e dështuar, pasi për ato kushte ka bërë gjithë betejën e saj.

Ndaj ky është rasti i parë, kur opozita më qejf ka të hapen negociatat e këto institucione të mos ngrihen kurrë, se sa të na detyrojnë të plotësojmë këto kushte që të hapen negociatat.

Të 9 kushtet e vendosura nga Gjermania, janë një finale e padëshiruar për opozitën, sidomos për çiftin Berisha- Meta.

Kushtet fillojnë me ndërtimin dhe nisja nga puna e SPAK, nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj, dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave, bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në administratë dhe sqarimi i legjitimitetit të zgjedhjeve lokale.

Nëse këto kushte plotësohen, opozita humbet gjithë arsyet e betejës së saj politike që futi Shqipërinë në krizën më të thellë politike dhe nxorri nga sistemi opozitën.

Ndaj ky është rasti që opozita shqiptare lutet që Shqipëria të mos i plotësojë kurrë ato kushte, jo se nuk dëshiron të hapë negociatat, por nuk dëshiron të hapë kartat e historisë së saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDVIN KULLURI/ Dështimi spektakolar i opozitë dhe askush nuk mban përgjegjësi!
Previous article ANISA YMERI/ Të shqetësohemi për VAJZAT dhe FAMILJEN më shumë se për zinxhirin e arit të "doktorit të shkencave"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k