• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDVIN KULLURI/ Dështimi spektakolar i opozitë dhe askush nuk mban përgjegjësi!
Home
Blog

EDVIN KULLURI/ Dështimi spektakolar i opozitë dhe askush nuk mban përgjegjësi!

September 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Cfare ndodh pas thirrjes ndaj partive politike se OSBE dhe SHBA per u ulur ne tryeze per Reforme Zgjedhore? Qe palet duhet te ulen mbi kete baze eshte tashme qendrim zyrtar i miqve perendimor. Qeveria nuk largohet dhe zgjedhje lokale pa u shprehur Gjykata Kushtetuese nuk ka. Dhe ky eshte nje deshtim spektakolar i opozites, per te cilen ne menyre te perseritur nuk mban pergjegjesi askush! Por ceshtja e Reformes Zgjedhore nuk eshte e vetmja zgjidhje per te nxjerre vendin nga kriza politike. Nje ligj tjeter elektoral qe do c’bente arbtitraritetin e Kryetareve ne berjen e listave, do ishte nje kthim i pjesshem i sovranitetit tek qytetaret, por nuk mjafton absolutisht per sa kohe partite politike funksionojne keq. Partite e vogla kane nga 10 ose 20 vjet me te njejtet kryetare pavaresisht nga rezultatet, ndersa Rama dhe Basha bejne c’te duan me PS dhe PD! Jane parti ku nuk ka gare, nuk ka debat dhe nuk ekziston fare llogaridhenia ndaj anetaresise dhe votuesve. I pari nuk mban asnje pergjegjesi per deshtimet flagrante ne qeverisje, ndersa i dyti deshton cdo dy vjet dhe rifillon premtimet sikur s’ka ndodhur asgje. Ku pyeten dhe degjohen anetaresia e partive dhe qytetaret? Askund, pervecse perdoren si subjekte propagande dhe pushteti personal. E pra, nese nuk reformohen partite politike sistemi elektoral do deshtoje serish, pasi formula me e mire me perberje te keqe con ne eksperiment te deshtuar! Edhe Me ligjin aktual, nese PS dhe PD do ishin demokratike do kishim nje parlament me te mire nga zgjedhjet e 2017. Cfare i pengoi, ligji?! JO! PS ka nje grup parlamentar qe ngre doren per cdo abuzim qe con qeveria ne parlament dhe askush nuk thote asnje fjale e jo me te votoje kunder. Deputet e opozites kane humbur ne te gjitha zonat e tyre dhe “ngrefosen” si revolucionare dhe as u “skuqen e u nxine” per katastrofen e 2017! Cfare i pengon Ramen dhe Bashen qe me proporcional kombetar me lista te hapura te vendosin kandidate sipas qejfit? Asgje ne keto kushte kur PS dhe PD jane prone e tyre! Ndaj hapja e debatit ne PD dhe me pas ne PS(aktualisht Rama eshte shume i forte si kryeminister qe eshte) eshte e vetmja zgjidhje per te demokratizuar partite dhe me pas parlamentin dhe sistemin politik dhe kushtetues. Nje ligj me i mire elektoral me parti te keqija nuk eshte zgjidhje por iluzion. Fjalet e tjera jane sterilitet politik!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Përpjekja e fundit e Bashës për të penguar negociatat
Previous article MERO BAZE/ Për opozitën, kushtet janë më të këqija, se hapja e negociatave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k