• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANISA YMERI/ Të shqetësohemi për VAJZAT dhe FAMILJEN më shumë se për zinxhirin e arit të “doktorit të shkencave”
Home
Sociale

ANISA YMERI/ Të shqetësohemi për VAJZAT dhe FAMILJEN më shumë se për zinxhirin e arit të “doktorit të shkencave”

September 18th, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Anisa Ymeri

Atë që denoncoi emisioni ‘STOP’ le të mos bëjmë sikur nuk e dimë që ndodh, por tjetër gjë është ta shohim me figurë e ta dëgjojmë me zë.
Veçse ta trajtosh thjesht dhe vetëm si histori korrupsioni në universitet, është banalitet.
Unë jam më shumë e shqetësuar për vajzat, mënyrën se si janë ‘mësuar’ dhe ‘mendojnë’ se mund të shkojnë drejt një diplome, pastaj drejt një pune, pastaj drejt një posti edhe më të lartë!

Ndaj le të merremi me vajzat dhe familjen dhe jo aq me defiçencën seksuale të një burri (se si ai ka shumë në Shqipëri, jo vetëm në auditorë por edhe në zyra institucionesh publike dhe private).

Mua më dhembin sytë çdoherë që shoh studente (që jetojnë në konvit apo shtëpi me qira) që janë të veshura nga koka tek këmbët me marka luksi (jo fake). Pyes veten se pse duhet të bëjnë gjithçka, të shesin edhe shpirtin vetëm për të veshur në këmbë një palë shapka me lesh (se kanë dalë në modë) dhe që nëse janë origjinale, duhet të kushtojnë ca.

Xhanëm, si është e mundur që një vajzë jo më shumë se 20 vjeçe, arrin të hipë në makinën e predagogut të saj, të nxjerrë një listë me provime dhe të bëjë sikur ai profesori është duke i rënë shumë n’qaf se po i kërkon favore seksuale.
Po mirë, këto vajzat / kjo vajza për çfarë shkoi në makinën e tij?
Mos mendonte se aty do të mbahej konferencë shkencore?

Monstruoziteti i një burri që do të bëjë seks apo të puthet me një studente, s’njeh kufij! E megjithatë unë jam më shumë e shqetësuar për vajzat dhe familjen! Për vajzat e disa brezave që sot janë ‘studente’ me lista provimesh, nesër do të jenë mësuese, punonjëse administrate, kompanish private…dhe do të jenë edhe NËNA që do të rrisin VAJZA dhe DJEM që me shumë gjasë do të sillen si kjo studendja e provimeve të mbartura dhe si ky pedagogu që kërkon një puthje që të mos vdesë.

Jam më e shqetësuar për VAJZAT, se që thoni ju, zinxhirë të trashë ari nuk ka vetëm ai ‘doktori i shkencave’ të Elbasanit por edhe ca ‘doktore shkencash’ në Universitetet e tjera të vendit, edhe në Tiranë! Madje kanë edhe këpucë me lëkurë gjarpri, çanta luksi, makina luksi po e po, deri edhe geta disa qindra dollarë.
Ja kështu!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Për opozitën, kushtet janë më të këqija, se hapja e negociatave
Previous article MENTOR KIKIA/ Nga “Molotovi” e provuam dhe nuk zgjidhëm gjë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k