Sali Berishës u lavdërua dje për vrasjet e 21 Janarit, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, dhe i paskësh ngelur merak se si nuk kishte vrarë dot Edi Ramën më 23 Janar.
Këtu duhet të ndalemi pak më gjatë, përse ky njeri shpik vrasjen e mundëshme të Edi Ramës.
E ka thënë disa herë këtë legjendën që ai do vriste Edi Ramën me snajper, më 23 Janar, por me siguri e ka, ngaqë e ka zënë gjaku dhe nuk mban mend cfarë ka bërë.
Edi Rama nuk ka bërë miting më 23 janar. Më 23 Janar Edi Rama ka varrosur katër viktimat e Sali Berishës nga Gjirokastra në Lezhë, dhe ka qarë bashkë me familjarët e tyre dhe fëmijët që ua la jetimë Sali Berisha. Atë mbasdite Sali Berisha mblodhi parlamentin. Që t’ia kujtojë më mirë është dita kur Ilir Meta mbajti atë fjalimin e zjarrt ku i quajti të sapo varrosurit nën dhe, “kokëpalarë”.
Pra nuk ka pas ndonjë ngjarje me Edi Ramën më 23 Janar, pamvarësisht se ai gjen gjithmonë një mënyrë për të treguar ndryshe historinë.
E vërteta është se Sali Berisha ishte i tmerruar nga përsëritja e protestës ndaj dhe vrau si burracak kur ajo mbaroi. Por diferenca mes burracakut dhe mburracakut është e madhe dhe në këtë mes ka katër të vrarë.
Protesta e dytë e opozitës, në shenjë homazhi ka qenë më 28 Janar, dhe nuk është bërë për të protestuar për Sali Berishën, por për të vendosur lule në bulevard, aty ku ai vrau. Ai natyrisht u tmerrua dhe nuk la diplomatë perëndimor pa kapur që të mos dilnin më në bulevard, por nuk e pyeti njeri. Bile këtu ai ka keqpërdorur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu. Ishin pikërisht negociatat me ambasadorin Arvizu, që Edi Rama nuk i përfilli, por bëri homazhet më 28 Janar, ajo që detyroi ambasadorin të vlerësonte Berishën si “burrë shteti”, që donte paqe me Ramën, por që Edi Rama nuk i përfilli kërkesat për të mos dal në rrugë. Këtë deklaratë, Berisha ja keqpërdori ambasadorit Arvizu dhe vazhdon ta paraqes si lavdërim nga SHBA, që ai vrau katër vjetë. Kjo e futi dhe në konflikt final me ish ambasadorin amerikan.
Por meqë jemi tek Saliu i versionit mburracak, ajo që ai thotë se kisha gati 4 snajpera për të vrarë liderin e opozitës, është rasti të shërbej për hetim ndaj tij. Një kryeministër që ka në dispozicion vrasës, është një kryeministër që duhet të kalbet në burg.
Të merret Komandanti i Gardës asaj kohe dhe Ministri i Brendëshëm dhe të tregojnë se me cfarë tagër i paskan vënë në dispozicion katër snajpera për të vrarë kundërshtarin, Sali Berishës. Nëse ata nuk e pranojnë, atëhere duhet të hetohet si njeri që mbante vrasës me pagesë për të eleminuar opozitën.(Zakonisht përdorte shokët e Zenit dhe shoferin e gruas)
Por ndonjëherë njeriu duhet dënuar, jo vetëm për krimet e tij, por dhe për gënjeshtrat me të cilat do të mbuloj krimin e tij.
Aryseja përse ai e thotë këtë, është pak më e thellë. Ai e di që nuk ka amnisti që ja fal vrasjet e 21 janarit. Ai mund të shpëtoj nga ky sistem i korruptuar drejtësie, mund të shpëtoj dhe nga manovra politike, apo vonesat nga drejtësia e re, mund të shpëtoj dhe nga vdekja natyrale, por ai do të dënohet si vrasës për atë që ka bërë.
Për ta bërë legjitime varsjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të paramtosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur, ai shpik këtë vrasjen e dytë të Edi Ramës, për të treguar që ai ka pas tagër ligjor të vriste kë të donte.
Edi Rama nuk ka negociuar pas 21 Janarit jetën me Sali Berishën. Nuk i është dashur ta bëj këtë. Sali Berisha ishte i vdekuri real pas 21 Janarit, ishte kufoma e pavarrosur e politikës së vjetër shqiptare. Ai u detyrua të shpik një puc shteti që të negocionte lirinë e tij nga sistemi i trembur i drejtësisë. I ka qëndruar përballë vetëm Ina Rama dhe akoma vazhdon e mallkon dhe sot e kësaj dite duke e përndjekur bashkë me Ilir Metën.
Njeriu që realisht kishte mbushur brekët më 21 Janar e më pas, është Sali Berisha.
Ai krim e ka krusur dhe e ka bërë si pikpyetje tani në moshën ende larg pleqërisë së thellë.
Ai krim e ka bërë të flas me vete në hapësirën mes vilës së tij dhe vilës Ilir Metës në Lalëz.
Ai krim e ka bërë të përgjoj orë e cast si mund ti vërë zjarrin këtij vendi që të shpëtoj ai.
Ai krim e ka bërë që të kërkoj me cdo kusht vdekje nga protestat, vdekja nga policia, vdekja nga aksidentet, vdekje nga pandemia, vdekje nga tërmetet , me qëllim që të mos negelet vrasësi i vetëm në këtë vend.
Por për fatin e tij të zi është vrasësi i vetëm.
Sali Berisha nuk shkoi dot në shtëpitë e të vrarëve më 21 janar. U dërgoi shoferin e gruas me lek në dorë dhe pastaj i lincoi me gjyqe, pse nuk e pranuan. Edi Rama shkoi me përulësi dhe dhimbje, sic duhet të shkonte tek një familje e fisme, që paaftësia dhe marrëzia e një polici, i bëri gjëmën. Por shkoi se nuk kishte lidhje me gjakun e derdhur. Sali Berisha vrau dhe u mburrë me vrasjet, ndaj nuk mund të shkonte.
Sali Berisha jo vetëm që nuk e shkarkoi ministrin e brendshëm që ishte përgjegjës për vrasjet, por katër muaj më pas e kandidoi për Tiranën dhe vodhi votat që ti jepte pushtet dhe imunitet. Më pas shkatërroi garën në PD, ta bënte kryetar që të kishte imunitet.
Sot e ka kandidat për kryeministër me urë në dorë e maskë në fytyrë. Aleksandër Lleshi pa asnjë pikë faji dhe përgjegjësie ligjore, përvecse përgjegjësisë morale dha dorëheqje.
Kjo e bën mburrackun Sali, një burracak të përmjerë, një plak të ndyrë që për të shpëtuar kokën e vet dhe pasardhësit e tij nga drejtësia, kërkon ti vërë flakën Shqipërisë.
Kush përpiqet të rroj përmes shpatës, nga shpata do vritet thotë një fjalë e urtë. Dhe kjo vlen dhe për flakën Sali. Qoftë dhe atë të Ferrit.
Leave a Reply