• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…
Home
Aktualitet

ARDIT RADA/ Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…

December 12th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Protestat e dhunshme në Tiranë kanë hyrë në ditën e tyre të katërt, teksa opozita ka zgjedhur të heshtë. E kompleksuar nga ndërkombëtarët ajo nuk e ka marrë përsipër autorësinë e organizimit, pavarësisht se tradhtohet nga eksponentët pranë saj që drejtojnë turmën e papërgjegjshme dhe shkatërrimtare.
Kësisoj, ajo ka zgjedhur të fërkojë duart teksa protestën ia faturon një këngëtari repist, ndërsa nga ana tjetër hedh parrulla në ekran se dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk mjafton. Por më shqetësuese se kjo lojë e dobët e PD dhe LSI, është heshtja e Presidentit.
Edhe pse “Stresi” i lutej të bëhej i gjallë dhe të çonte popullin, Ilir Meta nuk ka lëvizur as qerpikun për atë ç’ka po i ndodh Tiranës.
Tashmë protesta ka një bilanc dëmesh të konsiderueshme. Përveç zyrave të shtetit, dhjetëra dyqane janë sulmuar, makinave të qytetarëve u janë thyer xhamat dhe dhjetëra efektivë kanë qepur plagët në spital.
Ndoshta presidenti mund të heshtte për shkatërrimin e ministrive, duke qenë se edhe vetë u ka shpallur luftë shkresash atyre. Por përtej zyrave të Ramës dhe Veliajt, vandalizmi ka prekur Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Historik, që janë tempuj të kulturës dhe institucione të memories kombëtare. Janë themelet e një shteti dhe të një shoqërie civile.
Eshtë e kuptueshme që si takticient i përsosur shmang edhe reagimin e tij ndaj mazhorancës që vetë kreu i saj e akuzon për orkeatrim të vandalizmit. Me gjasë që vëmendja të mos shkojë në një debat virtual Rama-Meta, por të mbetet te protesta dhe kjo e fundit të precipitojë si të donë. Por se paku për Bibliotekën dhe Muzeun mund të reagonte Ilir Meta, që nuk le gol të Celtic-ut pa komentuar në rrjetet sociale. Që nuk le foto pa hedhur me Çimin, Fahriun, Kaç Islamin apo Besin, por vetëm pamjet e shkatërrimit nuk i sheh. Dy fjali kundër dhunës mund t’i shkruante meqenëse edhe një vit më parë na u paraqit si Zeusi që ndali djegien e Kuvendit. Sepse në të kundërt heshtja e tij ngjan si kthim xhevapi ndaj Stresit: Vazhdoni se unë nuk po shoh gjë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Berisha, Basha, Meta, Meta2, si bosët e Camorës me fëmijët!
Previous article MERO BAZE/ Një vrasës (m)burracak!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k