• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Degradimi i planifikuar i Partisë Demokratike
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Degradimi i planifikuar i Partisë Demokratike

December 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kjo që ndodhi ditët e fundit, me demek “protesta dhe zemërimi të rinjve të Partisë Demokratike për vrasjen e 25 vjeçarit”, ishte vula përfundimtare e skenarit që Lulzim Basha i dha degradimit dhe shkatërrimit të asaj force politike. E ndërsa shqiptarët dhe bota, presin që kryetari i një partie, të përmbyllë pozitivisht gjithçka në Partinë Demokratike, të regjenerojë frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit me institucionet ligjore, sheh se si ai bëhet sërish nxitësi dhe autori kryesor i protestave të dhunshme.

Shqipëria për të disatën herë brënda pak muajsh, po bëhet arenë e vandalëve, që nisen me parrulla banale “drejtësi dhe dorëheqje”, dhe përfundojnë me dhunën ndaj policisë, dhe shkatërrimin e institucioneve. Jo, kurrën e kurrës, Policia e Shtetit dhe strukturat ligjzbatuese, nuk duhet të tolerojnë një grusht njerësish anonimë, të pashkolluar dhe të keqpërdorur, të mbajnë peng rendin dhe qetësinë e qytetarëve të këtij vendi. Atyre u duhet treguar vetëm forca e ligjit. Atyre u duhet treguar forca dhe reagimi i shumicës së qytetarëve, që dënojnë fuqishëm nxitjen dhe dirigjimin nga zyrat e Partisë Demokratike, të një proteste që synon të djegë pasurinë e përbashkët, dhe jo të respektojë kujtimin e 25 vjeçarit të vrarë.Lulzim Basha po ecën me suguri të plotë drejt degradimit dhe fazës së fundit, shkatërrimit të Partisë Demokratike. Ai nuk ka dhe nuk njeh parime, ai nuk ka dhe nuk njeh ideale,ai nuk ka dhe nuk njeh tolerancë dhe frymë bashkëpunimi, ai njeh vetëm pushtetin dhe pasurinë e tij. Lulzimi e ka vendosur tanimë, të djegë dhe shkatërrojë Shqipërinë, duke hedhur “gurin” (me ndihmën e Doktorit) dhe duke fshehur dorën në SHQUP.

Ajo që ka ndodhur dhe ka gjasa të ndodhë sërish në Tiranë dhe disa qytete të vendit, me “protestues” vandalë, janë vepra e Lulzimit dhe Saliut, janë vepra e dy vampirëve të pushtetit, që nuk u ngopën së zhvaturi sa kishin pushtetin, por kërkojnë që duke përdorur “demokratët” e Kamzës apo Bathores, të përmbysin me forcë një qeveri të ligjshme. Ta harrojnë se mund të bëjnë presione me turma të çoroditura ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, ta harrojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me djersën dhe taksat e shqiptarëve, ta harrojnë se një grusht “ushtarësh” të instruktuar në SHQUP, mund ti trembin strukturat dhe uniformat e shtetit.Selitë diplomatike në Tiranë dhe faktori ndërkombëtar, po ndjekin me shqetësim situatën e 2-3 ditëve të fundit, kaosin dhe shkatërrimet e vandalëve që justifikohen me gjoja “zemërim ndaj ngjarjes së ndodhur”.

Ata nuk kanë asnjë ndjenjë të tillë, ata nuk e njohin dhimbjen dhe trishtimin, respektin ndaj të ndjerit, ndryshe nuk do të digjnin, shkatërronin dhe plagosnin (me tendencë për ti vrarë) uniformat blu. Ata janë thjesht “ushtarët e revolucionit” së Lulzimit dhe Saliut, që po përdoren derisa të marrin përgjigjen e duhur nga strukturat ligjore, pastaj do të lihen në vetmi nga vampirët e pushtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Një vrasës (m)burracak!
Previous article ARDIAN NDRECA/ Shtetshkallmuesit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k