• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Kriza e mospërfilljes Metes, si shpëtim për të gjithë
Home
Politikë

MERO BAZE/ Kriza e mospërfilljes Metes, si shpëtim për të gjithë

August 3rd, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze/

Ilir Metës I është dashur të fus këmbët në ujë të ftohtë, dhe të ec përmes një përroi në Prevallë, për të kuptuar më në fund se nuk po e përfill askush. Më konkretisht nuk dihet pse i është kujtuar zoti Palmer, duke ecur I vetëm nëpër mal qysh herët në mëngjes. Zakonisht në orët e para të mëngjesit, të ngelen në mendje emra apo ëndrra, që të lënë pa gjumë gjatë natës. Dhe duket se Palmer, ja ka prishur qetësinë Ilir Metës.

Sot në mëngjes herët në Prevallë, duke futur këmbët në ujë të ftohtë dhe duke shijuar kontrastin e fortë mes kokës së nxehtë dhe këmbëve të fothta, në ujin e borës në përrua, Presidenti është kujtuar se nuk po e përfillin më as ndërkombëtarët dhe sidomos këta amerikanët.

Pyetja thelbësore që Ilir Meta ka për zotin Palemr, është pse ky I fundit beson tek Gjykata Kushtetuese që nuk është ngritur ende, dhe nuk beson tek institucioni I Presidentit Meta, që nuk është shkarkuar ende.

Është pyetje e sinqertë e një njeriu që tashmë nuk e përfill askush.

Askush nuk dëgjon më thirrjet e tij për bisedime, askush nuk zbërthen dot mesazhet e koduara kur ai mban një qenë në prehër dhe e hedh përpjetë në Bosnjë, askush nuk kupton pse paralajmëron tërmete, pse lë amanete, pse lë pasardhës, kë ka idhull nga presidentët etj.

Është e pamëshirëshme se si të gjithë nuk e dëgjojnë më. Bile as të vetët. Edhe pse aa këmbngul për 13 Tetorin, Basha e Kryemadhi, ende po hezitojnë të organizojnë zgjedhje private. U duket shpenzim I kot.

Më herët ka provuar të mos përfillet nga qeveria, kur ç’dekretonte zgjedhjet dhe dekretonte të rejat.

Pastaj provoi të injorohej dekreti I tij nga Kolegji zgjedhor.

KQZ nuk denjoi të mblidhet as për të shqyrtuar dhe për të hedhur poshtë kërkesën formale për zgjedhje të partive të vogla opozitare, të cilat deri tani kanë tallur PS se si I bëri zgjedhjet pa opozitën, ndërsa vet po bëhen “serioze” të bëjnë zgjedhje private, pa shumciën.

I shpërfillur nga të gjitha palët nga opinioni publik, nga shumica, nga opozita, nga shtypi dhe ndërkombëtarët , Ilir Meta ka tentuar ti jap një rrugëzgjidhje kësaj dileme sot në mëngjes, në një përrua në Prevallë dhe ka arritur në konkluzionin se, SHBA dhe sidomos zoti Palmer, nuk e do Shqipërinë, dhe nuk do që ajo të hap negociatat më 18 tetor.

Shumë I rënd është si konkluzion. Shumë I hidhur dhe shumë i frikshëm sikur ta kishte thënë vërtet Presidenti I Shqipërisë. Por për fatin tonë dhe të Shqipërisë, e ka thënë Ilir Meta, dikush që nuk e merr më asnjeri seriozisht. As si President, as si qytetar. Dhe ky është një favor që Ilir Meta ja ka bërë tashmë Shqipërisë, duke mos e marrë askush seriozisht në çdo gjë që bën.

Nuk është nderi I vogël, po të kesh parasysh që mund të bënte gjëma të mëdha, po ta merrnim serizoisht. Ai tani është thjeshtë një President I papërfillur, I palumtur dhe si I tillë I parrezikshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Jo tërmeti i kllapisë së Metës, por ai i vërteti që do na marrë në provim!
Previous article ARDIT RADA/ A po përçahet me të vërtetë opozita?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k