• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ A po përçahet me të vërtetë opozita?
Home
Blog

ARDIT RADA/ A po përçahet me të vërtetë opozita?

August 3rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Orët e fundit kanë sjellë një zhvillim në arenën politike, por pa efektet e pritshme nga kampi opozitar. Tre prej aleatëve të Lulzim Bashës kanë bërë sikur nuk bien dakord me këtë të fundit dhe duan zgjedhje ne 13 tetor. Fatmir Mediu, Agron Duka dhe një tjetër nga LSI kanë firmosur letrën që i kërkojnë KQZ-së organizimin e zgjedhjeve në 13 Tetor. Praktikisht aleatët e Bashës kanë rënë në kurthin e absurdit duke pranuar kështu zgjedhje me Ramën kryeministër, tani që Rama s’do të përsërisë zgjedhjet.

Kryetari i KQZ-së, që Rama ia bëri peshqesh Bashës prej marrëveshjes së dy viteve më parë, ka tentuar të organizojë mbledhjen më tepër për t’u shfajësuar para Partisë Demokratike. Klement Zguri si drejtues i administratës e ka ditur se katër anëtarët e mazhorancës kanë marrë lejet e zakonshme pas certifikimit të 30 Qershorit dhe konsumimit të të gjithë ankimimeve.

Dhe të shtunën një teori e re, me gjasë e nxitur nga vetë selia blu, është hedhur në tregun mediatik. Me demek, këta tre besnikët e dekretit të Presidentit duan zgjedhje nga qeveria e Ramës pa dëshirën e PD. Për ta bërë më të besueshme, Mediu e ka kritikuar Lulzim Bashën pse po i lëshon bashkitë pa luftë, kur vetë partia e Mediut nuk drejton asnjë bashki dhe këshilltarët në to numërohen me gishtat e dorës ose nuk ka hiç. Kurse Dashamir Shehi ka rënë dakord që të mos ketë zgjedhje me Ramën në krye të qeverisë, por të ketë tryezë me të. Dhe kjo është ajo që po kërkon Lulzim Basha, tani që Rama po kridhet në ujërat para vilave qeveritare.

Pasi nuk ka asnjë pushtet veç Avokatit të Popullit dhe Presidentit, Partia Demokratike po zgjohet. Pa i komentuar për të disatën herë kompetencat e zbehta që kanë këto dy institucione, duhet kuptuar se Berisha, Meta dhe Basha e dinë tashmë se shtatori do të jetë edhe më i vështirë pa përfaqësim gjëkundi.

Dhe kush mendon se opozita po përçahet, në fakt po ndodh krejt e kundërta. Ata janë më të bashkuar se kurrë dhe po tentojnë një skenar të ndryshëm nga ai i çadrës. Pas braktisjes nga faktori ndërkombëtar për të ndërmjetësuar situatën nihiliste që shkaktuan PD-LSI, Lulzim Basha po kërkon një tryezë me Ramën për të dalë nga qorrsokaku ku ka hyrë. Duke i çuar ‘të vegjëlit’ në tryezë e për t’i blerë mendjen Ramës. Duke dërguar letra në KQZ, apo me vizitat në zyrën e Ilir Metës.

Pra Lulzim Basha po zëvendëson ‘buldozerin’ Hoyt Brian Yee me përfaqësuesit e mejhanes politike shqiptare, nën frymën e citatit ‘kap ça t’kapësh’. Dhe kjo tregon mjerim, jo përçarje!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kriza e mospërfilljes Metes, si shpëtim për të gjithë
Previous article ARTUR AJAZI/ Largimi i aleatëve dhe mëdyshja e Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k