• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Jo tërmeti i kllapisë së Metës, por ai i vërteti që do na marrë në provim!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Jo tërmeti i kllapisë së Metës, por ai i vërteti që do na marrë në provim!

August 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

 

Kemi një provim të madh. Ai është tërmeti i radhës. Shumë nga ndërtimet e bëra pas viteve ’90 nuk kanë zbatuar as kërkesat bazë të ndërtimeve…”. Ky është një prononcim, që autorit gati një vit më parë iu pohua nga një inxhiniere e njohur, pedagoge e vjetër e inxhinierisë së ndërtimit. Luljeta Bozo me saktësinë por edhe me shqetësimin profesional çështjen e shtronte te pritja para një fenomeni, që askush nuk mund ta parashikojë, por që do të ndodhë dikur në vend dhe që atë e frikësonte për atë që kanë bërë shumë nga kolegët duke firmosur në projekte që nuk kanë zbatuar shumë nga kanonet bazë të ndërtimit. “…Para tij do të provohemi se cilët jemi!”

E thënë pak fatalisht kjo të tremb, por aman nuk të çudit shumë për një vend si Shqipëria, që ka përjetuar në historinë e saj shumë tërmete shkatërrimtare dhe disa madje edhe në kohët moderne. Dhe, për ta bërë këtë situatë disi më konfuze për një lajm që nuk shkonte fare me situatën i shërbeu presidenti i vendit. Ilir Meta, me armën e tij më të dobët, kulturën shkencore dha një lajm sa i përket parashikimit të një tërmeti katastrofal, informacion mbështetur nga lajme periferike… Kuptohet në vazhdën e konfuzionit që e ka përfshirë institucionin e tij nuk u mor seriozisht, kurse grotesku erdhi kur u përfshinë shumë aktorë në lojë, teksa këshilltarët e tij u munduan ta mbronin eprorin e tyre deri edhe me një sintaksë aspak normale për tagrin dhe zellin e tyre. Si për ironi të së gjithës, nuk kaluan pak orë dhe tërmeti e shkundi Juglindjen e vendit dhe ishte momenti që presidenti dhe njerëzit e tij të merrnin frymë të çliruar, kurse të tjerëve më së shumti të lidhur me kryeministrin e vendit që u ishin kundërvënë të mendonin për përballjen në terren.

Tërmeti është një fenomen natyror që nuk mund të parashikohet përveç disa arritjeve specifike që ka pasur Japonia, një  nga vendet më të zhvilluara të botës, ashtu dhe më të prekura njëkohësisht, por që gjithsesi nuk mund të shkojë dot në parashikime afatgjata. Aparaturat, teknologjia e cila mund ta bënte këtë është ende shumë larg, por gjithsesi kjo nuk bën që të neglizhohet. Dhe këtë ata e kanë bërë me kanonet e ndërtimit që në Japoni respektohen me përpikmëri,  të diktuar nga një realitet i dhimbshëm Njësoj dhe në vende të tjera, por që shpesh nuk kanë qenë të mjaftueshëm para kapriços së brendësisë së Tokës, ku shkenca megjithë arritjet e mëdha nuk ka penetruar ende aq sa duhet.

Referuar të ndjerit profesor Betim Muços, Shqipëria është e rrezikuar seriozisht nga tërmetet. Duke e kursyer në shkrimin tonë shpjegimin shkencor, duhet të citojmë përcaktimin teknik, të zonës ku shtrihet vendi ynë e cituar shpesh nga media: “Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane të brezit sizmik alpino- mesdhetar. Vendi është pjesë e kryqëzimit ndërmjet Adrias ose mikropjatës së Adriatikut dhe pjatës litosferike të Euroazisë dhe përfshin formacionet orogjenike të pjesëve perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria është e karakterizuar nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë me ndonjë të madh.

Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë”.

Presidenti Meta duhej respektuar për këtë paralajmërim, por nëse ai do t’i hiqte elementët e panikut dhe vërejtjen ta përcillte pa bujë tek institucionet që merren me të, me kujdesin nga ana tjetër për të provuar dhe njohur se ku qëndronin institucionet e linjës që merren me menaxhimin e katastrofave. Shqipëria ka një histori të dhimbshme me tërmetet, jo sepse ndodhin shpesh nga ato që të shkundin. Historia e ka provuar këtë qysh nga Lashtësia dhe nga përsëritja njëherë në 25 vite, por edhe nga fakti i indiferencës tonë. Ndërkohë që presidentit i duhet të tregojë maturi dhe të futet në hullinë e normalitetit, element, që ai e ka braktisur bashkë me njerëz të tjerë të pushtetit dhe që e bën dhe kur apelon të duket aspak normal. Realiteti i vitit 2019, falë politikës, është kthyer në një realitet krejtësisht virtual, që e ka përcjellë vendin në një kaos, por edhe një grotesk, ku çdo gjë e cila thuhet dhe apelohet prej presidencës kthehet automatikisht në humor. Ashtu si tre zgjedhjet në një ditë, që nuk parashihen me asnjë ligj dhe normë e ku nuk ka kush t’i administrojë, etj. dhe etj., për të cilat presidenti nuk di të ndalet.

Por fjala e profesoreshës është e vërtetë dhe e dhimbshme njëkohësisht: “Jemi para një provimi që nuk dihet se kur do të vij, por do ishte mirë që të vinte sa më vonë, sepse për të ardhur do të vij me siguri dhe rezultatet do jenë të dhimbshme…”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Dëshpërimisht, “fushatë” në kafene
Previous article MERO BAZE/ Kriza e mospërfilljes Metes, si shpëtim për të gjithë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k