• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Buzëqeshni dreqi e mori!
Home
Sociale

EDMOND ARIZAJ/ Buzëqeshni dreqi e mori!

August 22nd, 2021 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Një këshillë për shumë prej atyre që shërbejnë në hotel-bar-restorante nga jugu në veri

Buzëqeshni dreqi e mori! Pronarë, kamarierë, hotelierë, buzëqeshni. Edhe me pahir, të paktën atyre që u respektojnë.

Klientët paguajnë rrogat tuaja, fitimet, investimet e ardhshme.

Klienti nuk do të dijë për hallet tuaja, sa sëmundje keni, jeni ndarë nga gruaja, jeni lodhur, jeni pa ngrënë, ju ka kap majasëlli, ju djeg urthi, ju ka bërtit pronari, s’ju pëlqen jeta, doni rritje rroge…as i plas fare klientit.

Ai do shërbimin, që nis nga buzëqeshja.

Ato turinjtë e varur, vetullat e bashkuara, e folura nopran, u prishin ditën klientëve, në mos javën. Nëse nuk dini të buzëqeshni, nëse nuk dini të respektoni, nëse nuk dini të thoni mirëseerdhët, faleminderit, ju bëftë mirë, mirëardhshi…kullosni dhitë më mirë!

Infrastruktura po ndryshon për mirë, fitimet po ndryshojnë për mirë, klientët po rriten çdo ditë…ndryshoni dhe ju, sadopak…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALESSANDRO FERRI/ Emmanuel Makron, presidenti post-ideologjik
Previous article MERO BAZE/ Pse Berishët po “krahasojnë” gabimet e SHBA me ato të Berishës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k