• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Berishët po “krahasojnë” gabimet e SHBA me ato të Berishës
Home
Blog

MERO BAZE/ Pse Berishët po “krahasojnë” gabimet e SHBA me ato të Berishës

August 22nd, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha ka dy postime në 24 orët e fundit, përmes të cilave kërkon të tregojë se SHBA ka çuar dëm sakrificën e shqiptarëve për Afganistanin, dhe se po tërhiqet me turp.

Postimi i parë është një përkujtim për Feti Voglin, një ushtarak shqiptar i vrarë në Afganistan, në kohën që Berisha ishte kryeministër, dhe postimi i dytë, një avion i tejmbushur ushtarak, me rreth 800 vetë në bord, për të treguar tërheqjen në disfatë.

Nuk do t’ia vlente t’i përmendje postimet sikur ato të mos udhëhiqnin një shpresë të re që ka lindur tek ai dhe mbështetësit e tij, se fale gabimeve të SHBA, edhe Berisha është në “Listë të zezë” të tyre.

Kjo frymë në fakt është kthyer në një lloj ideologjie të re që mban gjallë fuqinë e bjerrur politike të Berishës në PD. Tani nuk ka më argumente të tipit “na sillni fakte” apo “do të fitojë gjyqin në Francë”.

Pasi u bindën se vendimi për Berishën është marrë nga raportet e sugjeruara për Departamentin e Shtetit nga agjencitë e sigurisë në SHBA, tani beteja e re e Berishëve është përqendruar tek gabimet e SHBA.

Dhe meqë ajo që po ndodh në Kabul, po trondit botën dhe po përjetohet si një disfatë e madhe e SHBA, shpresa për Berishët është që dhe ata të përfshihen në këtë “rishikim gabimesh”.

Nuk është se duan të shpëtojnë prej ndëshkimit prej kësaj. Nuk kanë shpresë as tek ndonjë tërheqje të SHBA-së.

Tani për tani duan të justifikojnë rezistencën e tyre kundër SHBA, duke u justifikuar se po i rezistojnë një gabimi të SHBA, dhe jo një vendimi të saj. Madje për këtë Berisha po u kujton se “ka derdh dhe gjak shqiptari” për gabimet e tyre.

E gjitha bëhet që më 12 dhtator, presioni të mos jetë i madh kur ai të hyjë në Parlament, duke i paraprirë me një fushatë ku po “krahasohen” gabimet e SHBA me ato të Berishës.

Dhe sipas Berishëve, është SHBA që duhet jetë në “Listë të zezë”. Nuk janë të parët që e kanë thënë këtë. Talibanët e kanë thënë që kur janë krijuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDMOND ARIZAJ/ Buzëqeshni dreqi e mori!
Previous article MUSTAFA NANO/ A kanë gra këta njerëz?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k