Nga Edmond Arizaj
Nuk ishte votimi ne Kuvend ai qe me shqeteson. As kalimi i caqeve nga qeveria (Rama) ne perpjekje per te kontrolluar cdo qelize ne vend, te shendetshme apo kanceroze.
Nuk me shqetesojne as protuestues qe ngaterrojne fjalen e lire me lirine e fyerjes, e as disa qe protestojne sepse jane patologjikisht apo te qejfmbetur me Ramen.
Nuk me shqetesoi as prania e paket e gazetareve, a perfaqesues portalesh mbi te cilet ne fakt bie me shume ligji (portale mbi 700, me minimumi nje “delegat”, duhet te ishin ne proteste te pakten 700 vete).
Keto jane krejt te kthyeshme dhe rregullueshme. Mjafton nderrimi i shumices ne Kuvend dhe nje kryeminister i ri.
Ajo qe jo me shqetesoi, por me tmerroi, ishte indiferenca e ftohte e qytetareve.
Prej disa ditesh kryefjala e 24 oreshit (pas termetit) ka qene “ligji antishpifje”, shoqeruar me shkrime, analiza, debate, thirrje, cjerrje, ngjirje, sharje.
Sido te jete, sado anti-Rame te jene te gjithe ata qe folen kunder ketij ligji, thelbi mbetet i njejti: Qeveria, pushteti egzekutiv, kerkon te kete nje fare kontrolli mbi nje pushtet tjeter, ate te medias.
Kjo prek direkt edhe vete qytetaret.
Dakort, “mos shpif dhe je ne rregull”, por ama kush vendos qe ke shpifur?! Kush vendos se ke fyer?
Nese thua “x politikan eshte gomar, sepse edhe ka vjedhur edhe nuk di te justifikoje parate”, kush e vendos qe kemi te bejme me fyerje dhe shpifje?! AMA? AKEP?
Gazetaret kane edhe perceptimin. Kur gjithe deputetet, ministrat, drejtoret, bejne deklarimin e pasurise dhe shkruajne qe te ardhurat milionere i kane nga trasheginite e grave, cdo gazetari i lind e drejta te pyese: Po si nuk i rastisi nje grua e pasur nje mesuesi?
Ky eshte perceptimi dhe normalisht gazetari do ngreje pyetje, hipoteza dhe do te beje deduksione.
Keto ndihmojne edhe masen e qytetareve ne kthjellimin e ideve qe perkthehen neser ne vota.
Pikerisht ketu mendoj qe u vu kufiri nga qeveria.
Dakort, gazetaret jane treguar te paafte te vetrregullohen, te vene kufij dhe te heqin te drejtet e te shkruarit me abuzuesit, jane ndare sipas kaheve politike, sipas atyre qe paguajne zarfa per te mbajtur portale mbrojtese e sulmuese, por kjo nuk i jep asnje te drejte qeverise te nderhyje ne kete mishmash te fjales se lire a fjales se shqyer. Kjo eshte mes medias dhe qytetareve. Dhe ketu rivijme tek dita e frikshme.
Ajo kur qytetaret, pavaresisht se protesta e gazetareve prek edhe ata, te drejten e tyre per informim, qofte edhe per opinion ndryshe, nuk u bashkuan me gazetaret.
Mund te renditen nje sere arsyesh: fytyrat flamurtare te protestes jane pozicionuar skajshem politikisht; mosbesimi i publikut; abuzimi sistematik i medias me fjalen; perdorimi i medias nga politika; ndarja e medias ne disa parcela; braktisja e realitetit nga media dhe fokusimi tek politika, etj, etj.
E megjithate, serish nga cdo pike helm, perpunohet nje antihelm i fuqishem qe shpeton jete. Por duhet pranuar me koken ulur, se qytetaret nuk e menduan keshtu.
Ne diten me te zeze per median, ku “vetingun” nuk e ben vete media, por ia ben qeveria, qytetaret e lane vetem.
Kjo tregon jo vetem thyerje, por humbje te forte besimi.
Lufta e medias pas se sotmes duhet te jete per te rifituar besimin e publikut, i humbur dite pas dite nga paaftesia, servilizmi, anesia, moskorrektesia, shpifja, zedhenia, pandjeshmeria, aprofesionalizmi, keqdashja, korruptimi, gjobvenia (sa lehte shkruhet!)…
P.sh gazetaret sot mund te formonin sindikaten, keshillin e etikes, apo ku di une, si nje levizje te pare per te rikthyer besimin fillimisht (kjo eshte me e rendesishmja) dhe se dyti per te treguar se nuk eshte e nevojshme qe qeveria te mundohet per te vendosur rregull mbi mediat. Boll ka probleme te tjera.
PS: Te mos harrojme, te gjithe kryeministrat shqiptare, ne nje menyre a nje tjeter, me dhune apo me blerje, kane qene dhe besoj do te jene edhe per shume kohe kunder medias, por asnjehere besimi i publikut nuk eshte humbur si kete dhjetevjecarin e fundit.
Dhe ky nuk eshte faji i askujt pervecse i vete medias…Media eshte biznes, OK. Po gazetaret cfare jane?! Gazetari qe sot shkruan me pergjegjesi, por neser hap nje portal me leket e X apo Y, cfare quhet?!
Si do te punoje?! Ke do te mbroje?! Interesin e kujt do te ruaje?! Si do t’i siguroje te ardhurat ne nje treg ku shitet vetem presh e lakra?! Dhe e fundit ne kete “post scriptum”: Jam shume kurioz te di, pse nje gazetar, apo nje pronar “gazete elektronike”, eshte kunder vendosjes se kufirit tek thana ndaj shpifjes, abuzimit dhe aprofesionalizmit qe vijne si “pakete, bli nje, merr tre”, nga qindra portale dhe njerez-tastiere, krijuar kush e di se pse, dhe mbijetues kush e di si…
Leave a Reply