• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Nga “Molotovi” e provuam dhe nuk zgjidhëm gjë
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Nga “Molotovi” e provuam dhe nuk zgjidhëm gjë

September 18th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mentor Kikia 

Maqedonia e Veriut arriti të fitojë pikët maksimale për negociatat me BE. Donald Tusk e cilësoi dje si modelin e përgjegjshmërisë politike në rajon. Edhe Kosova nuk lejoi të përpëlitej gjatë në krizën e saj dhe iu drejtua zgjedhjeve.
Po ne?

Këtu se edhe vetë kriza është në krizë. Më shumë se të gatshëm për të gjetur një shteg drejt zgjidhjes, palët duken të prira për ta tërhequr zvarrë krizën dhe bashkë me të edhe Shqipërinë.

E vetmja gjë pozitive deri tani është se palët nuk janë dakord që kriza të zgjidhet me një marrëveshje “kokë më kokë”, pra me një pakt për ta tejkaluar atë. Kriza duhet të zgjidhtet me një operacion të thellë në sistemin e zgjedhor dhe politik. Qëllimi final: Të kthehet pushteti tek vota e qytetarëve dhe të kontrollohet paraja që furnizon makinerinë e politikës.

Por asnjëra palë nuk po mundet, nuk po di, apo nuk po dëshiron të shkojë në një rrugë të tillë. PS ka hartuar një draft të reformës zgjedhore, po pa prekur sistemin në anjë pikë. PD ka një draft ambicioz, por e përmend vetëm kur i duhet të thotë se nuk është pa ide. Basha refizoi sot si ftesën e Ramës ashtu dhe të OSBE-së për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Një tryezë e tillë ishte një shans i mirë për të parë ndryshimet mes PD-së dhe PS-së për sistemin zgjedhor, dhe jo vetëm.

Ajo do të ishte një shesh ku do të hidheshin argumentat që do të tregonin se cili është këndvështrimi i të dyja palëve për demokracinë shqiptare, në një kohë ku përfaqësimi i popullit është sot në standardin më qesharak historik.
Pasi e refuzoi, Basha duhet të na thotë se cila është rruga.

 Nga duhet të kalohet për të mbërritur tek zgjidhja. Nga “Molotovi” e provuam dhe nuk zgjidhëm gjë. Tani duhet një udhë tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANISA YMERI/ Të shqetësohemi për VAJZAT dhe FAMILJEN më shumë se për zinxhirin e arit të "doktorit të shkencave"
Previous article KLODIAN TOMORRI/ Te qeshim me ne dhe te qajme per ne

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k