• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ALBERT P.NIKOLLA/ 4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!
Home
Politikë

ALBERT P.NIKOLLA/ 4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!

April 15th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Albert P. Nikolla

Romani i nobelistit Kazuo Ishiguro “Ajo çka mbetet prej ditës”, veçse interesant, më sjell ndërmend një ngjashmëri mes personazhit kryesor, Stevens, me kryetarin formal të opozitës. Personazhi Stevens, me kalimin e pjesës më të madhe te jetës si maxhordom (jo i SHQUP-it, vetëkuptohet!) i një pasaniku ndaj të cilit ka besnikëri të pakufi, kupton se jeta e tij kishte qenë bosh dhe e pakuptimtë dhe tashmë, në pleqëri, përpiqet të gjejë forma për t’u rilidhur me kontaktet e vjetra që jeta të marrë një kuptim.

Por gjumi i gjatë “letargjik” si maxhordom ka bërë punën e vet dhe pamundësia, për shkak të kalimit të kohës, e rigjallërimit të kontakteve dhe ndërrimi i padronit e bëjnë të reflektojë mbi kuptimin e jetës.

Në të njëjtën mënyrë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha, e kuptoi se kishte kaluar kot së koti gjithë kohën e 4 viteve si kryetar dhe u përpoq të bënte një gropë në Sheshin Skënderbej, që na kujtonte atë të Hajdin Sejdisë, por koha tashmë kishte bërë punë e vet dhe ai shesh duhej vënë në dispozicion të njerëzve dhe jo të gropave.

Një mik imi, mjek kardiolog, më pat thënë se nëse do të shprehnim metaforikisht në një “elektrokardiogramë politike” ecurinë e zhvillimit të Tiranës nga viti 1992 deri më 2019 do të vërenim: koma totale në vitet 1992-2000; ringjallje e shpëtim i qytetit prej kancerit kioskor në vitet 2000-2011; infarkt institucional deri në dëshpërim në vitet 2011-2015! Gjëmën që do t’i ndodhte qytetit në mandatin 4-vjeçar të Bashës e pati parashikuar shkrimtari i madh I. Kadare me letrën-vikamë që i pat shkruar Bashës për të mos pranuar një mandat me vota të vjedhura.

Është e përbrendshme për një mandat politik dhe institucional që vjedhja e votës është ogur i keq dhe kjo ngjau me 4-vjeçarin e Lulit, gjatë të cilit i vetmi sukses që arriti vlugun, rrezgun e punës së tij, ishte dhënia e një lejeje ndërtimi … vetvetes!

Do të duheshin vetëm 4 muaj terapi intensive të kryebashkiakut të ri dhe energjik Erion Veliaj për ta sjellë prapë në jetë një qytet që kishte filluar tatëpjetën drejt kioskave dhe kulturës mbizotëruese të qofteve në tym! Shumica e analistëve dhe e intelektualëve më seriozë u shprehën në media se periudha 2011-2015 ishte ajo e kutërbimit prej ndotjes së qytetit.

Jo më kot Velaj në muajt e parë shpalli luftën kundër zhulit! Ishte si të përjetoje një ëndërr të keqe tek shihje punëtorët e pastrimit të tërhiqnin këmbët e fshesat zharg pas vetes, krejt të pamotivuar, ndërkohë që qyteti ishte në pisllëk absolut dhe drejtuesit e bashkisë kishin humbur shqisën e menaxhimit publik të qytetit.

Pa hezitimin më të vogël mund të pohojmë se në 4 muaj Veliaj e kapërceu traumën e qytetit të shkaktuar nga politika 4 vjeçare kërthinjake e gjumit.

Puna e Erionit, veçse e rëndësishme në aspektin administrativ e politik, ishte edhe një hop edukues në menaxhimin e qytetit, pasi ai ishte kudo vetë në linjën e parë duke shërbyer e duke thyer kështu një tabu gati mesjetare tipike shqiptare që “burri që është burrë nuk vë përparëse gatimi”! Erdhi një mendësi e re dhe një epokë e re për Bashkinë dhe gjithë qytetin që merrte frymë i lirë tashmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Nervozë, përse ska gjak!
Previous article MIRA KAZHANI/ Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k