• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Nervozë, përse ska gjak!
Home
Blog

MERO BAZE/ Nervozë, përse ska gjak!

April 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Mero Baze

Nëse ka diçka që bashkon gjithë reagimet opozitare, pas protestave të saj, përfshi këtë të fundit, është një lloj nervozizmi që policia ja ka dal ti shpërndaj pa derdhur gjak.

Në fillim në protestën e 16 Shkurtit, kur e kishin dhe për herë të parë, shpresuan shumë tek gjaku. Bën të gjtiha ato që nuk I bën demonstruesit e 21 janarit, kur dhe është vendosur standarti kur vritet një protestues, sulmuan derën e kryeministrisë, pra shkelën rregulloren e oborrit, shkatërruan objektet rrotull, pra shkelën rregulloren e Bulevardit,  dhe nuk I preku njeri me dorë. Thjeshtë I shpërndan me ujë dhe dhe gaz lotsjellës, kur e tepëruan.

E njëjta gjë u përsërit herën e dytë dhe herën e tretë.

Këtë të shtunë, situata u bë me e rrezikshme pasi thyen rrethimin e hekurt të Kuvendit dhe futën në mes policët që ruanin godinën.

Përsëri u shpërndan fal gazit lotsjellës.

Tani nëse  e vini re ligjërimin politik të opozitës, është i përqëndruar I gjithi tek gazi lotsjellës dhe tek uji me presion. Jo se I dëmton, por se nuk I ekspozon si të dëmtuar.

Fatos Lubonja, thotë se në vend të tyre duhet të përdoret dhuna e policisë dhe është pak më I sinqert se të tjerët në këtë pikë. Fjala vjen një fotografi me shkop gome duke ju drejtuar nga pas Gazmend Bardhit, mund të mahnis botën. Është shumë fotografike si pamje.

Po ashtu ndonjë shenjë gjaku apo dhunim nga shpërndarja me force, do ishte një mrekulli. Të mos themi pastaj për atë që Sali Berisha ëndërron natë e ditë, largqoftë ndonjë vdekje.

Kjo do ta çonte në qiell të shtatë, pasi nuk do ishte ai I vetmi politikan shqiptar që ka vrarë demonstrues. Nuk do ishte ai I vetmi kriminel politik në historinë e Shqipërisë.

Dhe shikoni se çfarë bën për të gjetur pak gjak rrotull. Fillon e vajton dhe për sherrin e Nikoll Lesit me policët, I njëjti njeri që ja ka djegur redaksinë dhe ja ka lënë gjysëm njeriu akoma një gazetar nga dhuna.

Fillon e gjen një viktimë aksidenti të Mira Kazhanit, një gazetare kritike me të, duke e llogaritur dhe atë si viktimë të dhunës së qeverisë. Fal zotit që Mira ka qenë me femër në makinë, se do kishim dhe një serial erotik të qytetarit digital, që mund të trondiste dhe Cim Pekën.

E vetmja gjë nervoze në qytet këto ditë pas dështimit të tretë, është fakti që ska gjak.

Është me sa duket I vetmi objektiv që Sali Berisha i ka vënë vetes pas djegjes së mandateve. I duhet deomos gjak I prodhuar nga protestat dhe si armik të këtij dështimi kanë shapllur gazin lostjsellës dhe ujin. Për këto po kryqëzojnë Ministrin e  Brendëshëm , a thua se I ka shpikur ai si mjete për një dhunë propocionale në raste të demonstratave të dhunëshme.

Mungesa  e gjakut në protesta, mungesa  e dhunës së dukshme publike të policsë, dhe sidomos mungesa  e ndonjë viktime për ta bërë hero, ka çoroditur Sali Berishën dhe gjithë opozitën. Ata nuk po vajtojnë pse nuk po rrëzojnë dot Ramën, por pse Rama nuk po vret njeri. Dhe mallkojnë gazin lotsjellës, blindat me ujë dhe gjeneral Lleshin që është I pashpirt, duke I përdorur ato me qetësi. Kjo luftë pa gjak, është e vetmja gjë që I ka ndez gjakun Sali Berishës. Siç ndizet një bishë kur mungon gjaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Ndërtimet pa leje, pengmarrja që nuk gjeti kurrë zgjidhje
Previous article ALBERT P.NIKOLLA/ 4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k