• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin
Home
Politikë

MIRA KAZHANI/ Sali Berisha, po të përgjigjem publikisht për aksidentin

April 15th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mira Kazhani/

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua.

Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë. Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht. Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.
Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.
Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P.NIKOLLA/ 4 muajt e Erionit përballë 4 viteve të Lulit!
Previous article ZAMIRA ÇAVO/ Për cilën demokraci po luftojmë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k