• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë?
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë?

January 13th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Spartak Ngjela

Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën, në mënyrë që vetë të investojë atje përpara sesa Serbia të hyjë në Bashkimin Europian. Rusia dhe Serbia e pushtuan në vitin 1913 Kosovën për Mitrovicën. Dy kanë qenë pikësynimet ruso-serbe të vitit 1912-1913: Mitrovica dhe Shkodra.

Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën. “Për Shkodrën shkoj në luftë botërore”, tha atëherë politika austrohungareze dhe çoi flotën për të bombarduar Ulqinin.

Serbinë e investuar, Rusia e do si të vetmin aleat qorr brenda Bashkimit Europian. Por, pa Mitrovicën, gjithçka arbërore që ka nisur, nuk shkon dot më tej. Mitrovica kështu siç është përbën 25 përqind të GDP -së së Kosovës, dhe, me investim dhe vënien në punë maksimalisht, Mitrovica do të jetë 25 përqind e GDP -së së Shqipërisë së bashkuar me Kosovën.

E kuptoni se në çfarë regjistri po luan tradhëtia shqiptare?

Kurse korrupsioni kryeministror Rama gjithë shpresën e mbijetesës e ka te mbështetja e Serbisë, dhe te destabilizimi i Shqipërisë.

Në këtë skenë të dyshimtë, tani ka dalë me forcë pro shqiptarizmës kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili do t’i mposhtë të gjithë këta të shitur dhe do të hyjë në historinë reale të Shqipërisë që po vjen.

l.
Rama dhe Thaçi, të ndodhur nën trysninë e frikës për goditjen penale ndaj tyre, kërkojnë që të shkatërrojnë planin e Arbërisë në favor të Serbisë.

Kjo është përsëritja e vjetër e shitjes së Shqipërisë.

Që të dy po luajnë rolin e budallait duke mos e përmendur Mitrovicën dhe liqenin e Ujëmanit. Por e gjithë çështja është te Mitrovica. Pa Mitrovicën Kosova dhe Shqipëria nuk kanë të ardhme.

Mitrovica ka qenë dhe mbetet çështja më kryesore e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe gjermanët e Luftës së Dytë Botërore nuk ia lanë asnjë force Mitrovicën dhe e administruan vetë. Por Shqipëria drejtohet sot nga një palaço panairesh dhe hajdut.

Kurse Mitrovica sot është e lakmuara e Rusisë. Por nuk duhet të harrojmë se edhe Brukseli e Berlini Mitrovicën e duan brenda Shqipërisë së bashkuar. Ja, kjo është gjendja reale.

Do të ishte fatalitet për të ardhmen e Arbërisë nëse shqiptarët do ta lejojnë grabitjen e madhe që kërkon t’iu bëjë serbia nën pretekstin e bashkimit. Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte një bashkim në falimentim.

E gjithë lëvizja patriotike shqiptare sot mbështetet te figura e kryeministrit shqiptar të Kosovës Ramush Haradinaj. Vetëm ky mund ta ndalojë këtë histeri tradhëtie që ka plasur në Shqipëri dhe në Kosovë. Haradinaj është një heroi i luftës, dhe atij i tuten të gjithë antishqiptarët – të huaj apo shqiptarë qofshin.

ll.
Një njeri pa vlerë, si Edi Rama, që nuk di asgjë të bëjë veç vjedhjes dhe blerjes së skllevërve të tij, po kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Në këtë valle është edhe Basha, edhe pse Saliu flet për të kundërtën.

Po pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë? Sepse në këtë kundërshti i jep mundësi Ramës që ky t’iu thotë të tijëve: u bashkuat edhe ju me Saliun?

Në një kohë që socialistët e shohin Berishën si gogolin e tyre.
Por koha nuk ka smbrapsje.

Çështja shqiptare e rilindur në vitin 1999, nuk ka më kthim mbrapa. Janë jargët otomane esadiste në Tiranë dhe në Prishtinë që duan ta sjellin mbrapsh rrjedhën historike të shqiptarëve, por nuk do të kenë forcë ta bëjnë këtë.

Rivlerësimi i unifikuar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është trend historik i kësaj kohë. Pa këtë botë e cila është 98 përqind me Amerikën, Shtetet e Bashkuara nuk e fitojnë dot lehtë luftën më Rusinë.

Prandaj edhe ata politikanë të larte amerikanë që mund të kenë mendim për ndërrim territoresh midis Sërbisë dhe Shqipërisë dhe lejojnë humbjen e Mitrovicës, janë kundër interesit amerikan. Prandaj e kanë të pamundur të shprehen hapur.

Janë tre presidentë të Mëdhenj amerikanë që kanë krijuar shtetin e pavarur të Kosovës me luftë: Bush, Klinton, dhe Bush, dhe janë dy doktrina që s’mund të shkelen nga askush: Doktrina Klinton (e luftës)1999, dhe Doktrina Bush ( e pavarësisë) 2008.
Prandaj, tradhëtia shqiptare duhet të matet mirë në këtë çështje dhe të tërhiqet sa nuk është vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Basha fal pushtet nga PD, por jo pushtetin brenda PD!
Previous article MERO BAZE/ Për interesin kombëtar dhe interesat e presidentit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k