• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Për interesin kombëtar dhe interesat e presidentit
Home
Blog

MERO BAZE/ Për interesin kombëtar dhe interesat e presidentit

January 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Përpjekja e zyrës së presidentit të Shqipërisë, për të mbuluar shkeljen e Kushtetutës, duke i dhënë vetes kompetenca që nuk i ka, lidhur me emërimin dhe shkarkimin e një ministri, dhe përmendja në këtë kontekst e Reformës në Drejtësi, hap një debat delikat mbi historinë e qëndrimeve të Ilir Metës në këtë pikë.

Interesi kombëtar i shqiptarëve, së paku pas vitit 1990, ka qenë orientimi perëndimor i shqiptarëve dhe mbështetje e politikës së SHBA dhe Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

Prej vitit 2013, kur Ilir Meta ka pasur dy detyrat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, atë të kryetarit të Parlamentit dhe më pas atë të presidentit, rezulton se në qëndrimet e tij publike dhe jo publike, i është kundërvënë disa herë me akte të mirëfillta politike qëndrimeve të Perëndimit ndaj sugjerimeve që ata japin për politikën dhe interesin kombëtar të Shqipërisë.

Prej vitit 2015, ish- kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u përfshi në një luftë të ftohtë me Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe atë të Bashkimit Europian, duke i akuzuar ato, si dy institucione që synonin, të instalonin një drejtësi politike në Shqipëri, orientuar kryesisht kundër tij.

Në fillim të qershorit 2016 raportet edhe personale mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, u përkeqësuan në mënyrë të njëanshme nga zoti Meta dhe ky i fundit ndërmori iniciativa personale, përmes lobistëve në Uashington, për të denigruar ambasadorin dhe për të frenuar mbështetjen që SHBA i jepte Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Paralelisht me këto pëprjekje Ilir Meta dhe aleati i tij, Sali Berisha, filluan ta identifikojnë veten në anën e njerëzve që rrezikoheshin nga politikat perëndimore në Shqipëri dhe u bashkuan në një koalicion me Nikola Gruveskin, liderin autokrat të Maqedonisë, i cili gjendej para një halli të ngjashëm lidhur me prokurorinë special të krijuar në Maqedoni.

Kompania e përbashkët e lobimit në SHBA që Meta dhe Gruveski përdorën, pagoi dhjetra artikuj në një gazetë lokale të lobistëve në SHBA të quajtur “Uashinton Times”, që shkruan artikuj të përkthyer nga ish-gazeta “55” në Tiranë si artikuj amerikanw, dhe ku denigrohej Reforma në Drejtësi, shpikej si armik “Sorosi” dhe mbrohej ideja e të mbajturit larg të SHBA nga Ballkani, sidomos lidhur me ndërhryjen në drejtësi.

Në kulmin e një aleance të gjerë perëndimore kundër Gruevskit për largimin e tij nga pushteti, Shqipëria luajti rolin e saj duke bashkuar faktorin shqiptar dhe duke i bërë faktor vendimtar në formimin e qeverisë, ndërsa Meta dhe Basha u angazhuan për të shpëtuar Gruevskin nga dalja në opozitë.

I vetmi që ishte përballë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve në atë kohë, ishte Ilir Meta, i cili mbronte tezën se Gruveksi duhej amnistuar dhe se ai duhet të krijonte qeverinë.

Disa gazetarë, përfshi dhe disa prej atyre nga Kosova, që sot lakohen, postuan statuse pro Gruevskit nga Gjiri i Lalzit, ndërsa Ilir Meta nuk e pranoi dot as si precedent krijimin e qeverisë së re në Maqedoi dhe sidomos ndryshimet kushtetuese që defaktorizuan fuqinë politike të Gruevskit në ndaljen e këtij hapi.

Ai ishte i vetmi faktor politik shqiptar kundër asaj që quhej interesi kombëtar i shqiptarëve, në raport me Maqdoninë, dhe politikani më i vendosur në krijimin e një situate bllokuese për Reformën në Drejtësi në Shqipëri .

Të gjithë këto mi kujtoi një reagim i zëdhënësit të presidentit, i cili edhe pse debati vazhdon të jetë në nivel banal, rreth paturpësisë për të shkelur kushtetutën në bllokimin e emërimit të ministrit të Jashtëm, ai përmend Reformën në Drejtësi, e cila është në të vërtet halli real i gjithë kësaj që paraqitet si interes kombëtar.

Në fakt, është një hall real personal, jo vetëm i Ilir Metës, por dhe shumë politikanve të tjerë në Shqipëri, një hall i cili për fatin e keq të tyre, nuk mund të nxirret nga axhenda duke shpikur halle të tjera. Ai është interesi real kombëtar i shqiptarëve ndaj të cilit po bëhet rezistencë në emër të shpikjes së rreziqeve kombëtare nga Gent Caka, i cili po paraqitet prej Ilir Metës dhe shpurës së tij, si Princ Ferdinandi i vrarë në Sarajevë, për shkak të të cilit nisi Lufta e Parë Botërore.

Gent Caka nuk është as Princ Ferdinand, dhe as ka për të nisur prej tij ndonjë luftë ballkanike. E kundërta është e vërtetë. Shpikja e tij si problem, është shpresa e fundit për të nisur një luftë shqiptare, që shumëkush beson se do ti shpëtoj nga përballja me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë?
Previous article SHKODRAN RAMADANI/ Edhe njëherë për VV-në dhe Gent Cakajn

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k