• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Presidenti është në hall
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Presidenti është në hall

November 14th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Presidenti është në hall. Është i kërcënuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon të shkatërrojë shtetin. Duhet të shkarkohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bishti i masës së egër duhet prerë me një të rënë, dhe jo pjesë-pjesë. Kështu na kanë thënë teoricienët e mëdhenj të shtetit demokratik në kohët moderne.

l.
Presidenti do shkarkohet, por ky nuk është fundi i botës. Nuk mund të jetë më President i Republikës në këtë kohë ky individ i papranueshëm për shqiptarët.
Në një proces penal do shkojë, por ai mendon se mund të fitojë gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç bëri me dy gjyqtarët e gjykatës së Lartë, kur pushoi çështjen e 700 mijë eurove korrupsion.
Të dy ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sapo të fillojë procesi reformues, duhet të shkojnë nën akuzë, për çlirimin e padrejtë nga akuza të Ilir Metës.
Kjo është e vërteta.

ll.
Meta nuk shpëton dot, sepse është nga krerët e politikës shqiptare që e ka dëmtuar shumë shoqërinë shqiptare.Tani është në fund.
Mazhoranca duhet të operojë menjëherë.
Gjykatën Kushtetuese, të rizgjedhur nga Kuvendi, e ka përshëndetur politika e lartë amerikanë.
Nga kush mendojnë ta marrin mendimin juridike për këtë çështje institucionet shqiptare?

lll.
Kurse mazhoranca socialiste ka gabuar rëndë që nuk e ka shkarkuar deri tani Ilir Metën. Parlamenti duhej ta kishte votuar shkarkimin e tij, sepse ashtu, Meta, do të ishte pa forcë jurudike, derisa të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Nuk mund të jetë president i shqiptarëve një dekandencë morale si Ilir Meta. Ka dëmtuar dhe po kërkon me çdo mjet të dëmtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. I duhet treguar vendi me forcën e shtetit…

Meta tani nuk shpëton dot më nga akuzat për korrupsion. Çështja e tij është një çështje e mbyllur: shqiptarët e duan nën akuzë keqbërësit e tyre shumëvjeçar. Ky është realiteti.

Kurse për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ka konflikt interesi, dhe, të gjitha shkeljet që po bën, e rëndojnë edhe më shumë në akuzën penale që po i vjen si proces.
Presidenti Meta do të shkarkohet. Kjo është sot praktikë e mbyllur, prandaj ai nuk ka çfarë t’i bëjë dot as Shqipërisë, dhe as shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës
Previous article FLOGERT MUÇA/ Ilir Meta i trembet shkarkimit, ndaj pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k