• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Ilir Meta i trembet shkarkimit, ndaj pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Ilir Meta i trembet shkarkimit, ndaj pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

November 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta ditën e djeshme ka firmosur një dekret nul, duke emëruar Marsida Xhaferllarin (e rënditur e fundit në listën e KED me më pak pikë) si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në tejkalim të çdo afati ligjor, Presidenti Meta ka zbarkuar nga Parisi dhe ka firmosur një dekret pengues për plotësimin e GJK, pasi dukshëm atij nuk i intereson që ky institucion të fillojë punën.

Ajo që e bën qesharak Ilir Metën në këtë histori është fakti se deri dje ai vetëdeklarohej si dashnori më i ethshëm i krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e lidhur këtë edhe me kërkesat e Gjermanisë për Shqipërinë. Natyrisht që pakkush e besoi Ilir Metën kur hiqej si i merakosur për Kushtetuesen dhe për këtë ka realisht një arsye të fortë.

Ilir Meta është personi i fundit që i intereson ngritja e Gjykatës Kushtetuese, pasi tejkalimi i kompetencave të tij si President në ç’dekretimin e 30 qershorit (konfirmuar e zeza mbi të bardhë nga Komisioni i Venecias) mund të cojë në shkarkimin e tij nga kjo gjykatë. E kjo është frika më e madhe e Ilir Metës sot.

Për këtë arsye ai po bën çdo manovër që mundet për ta penguar ngritjen e kësaj gjykate, duke firmosur dekrete të pavlefshme fill pasi SHBA-BE përshëndetën votimin nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të GJK. Pavarsisht se Meta mendoi se mund ta bllokonte ngritjen e saj duke mos dekretuar brenda afatit kandidatin e tij të dytë, kur pa që Kuvendi votoi listën që i takonte dhe SHBA-BE e duartrokiti këtë vendim, ai bëri lëvizjen e radhës duke firmosur një dekret nul thjeshtë dhe vetëm për të krijuar ngërç.

Stërkëmbëshi që Ilir Meta po përpiqet t’i fusë ngritjes së GJK, siç ka bërë vazhdimisht edhe me reformën në drejtësi si e tërë, është një tregues i qartë i hallit që e ka zënë dhe e vetëdijes së tij për të gjitha shkeljet e bëra si President.

Mjafton ta shihje mbrëmë kur përplasej në tavolinë para mediave si ai fëmija që nuk merr lodrën që do, për të kuptuar se Ilir Meta është në një siklet të madh, ndaj do bëjë ç’mos, qoftë edhe duke sulmuar si të korruptuar SHBA-BE, për të mos lejuar fillimin e punës nga GJK. Pasi fillimi i punës nga GJK për të është edhe fillimi i fundit të tij në zyrën e Presidentit, zyrë të cilën e ka përdorur në mënyrën më të turpshme për të bërë politikë për interesa të ngushta personale e politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Presidenti është në hall
Previous article MERO BAZE/ Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k