• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Letra e krerëve evropianë, topi në fushën e Macron
Home
Politikë

SKËNDER MINXHOZI/ Letra e krerëve evropianë, topi në fushën e Macron

October 4th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Nëse dëshiron të kuptosh se ku qëndrojnë sot përgjegjësitë e krerëve politikë të Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, mjafton te shohësh debatin e brendshëm në BE rreth kësaj teme.

Orët e fundit, opinionit zyrtar pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Tiranën e Shkupin, i janë bashkuar në një gjest të pazakontë të gjithë krerët e Evropës së Bashkuar. Dy presidentët e Komisionit Evropian, Juncker në ikje dhe Van der Lejden që po merr detyrën, kryetari i Parlamentit Evropian i sapozgjedhur Sasoli si dhe presidenti Këshillit Evropian Donald Tusk, kanë bërë thirrje që të mos vonohet më hapja e negociatave me dy vendet ballkanike.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë”, shkruajnë drejtuesit e lartë të BE.

Një hap i tillë krejt i veçantë në llojin e vet, përbën sot alibinë perfekte të secilës prej dy qeverive maqedone e shqiptare, për të treguar me gisht vendet anëtare, e dilemat e tyre hamletiane, më shumë sesa paaftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.

Rama dhe Zajev kanë sot një listë jo të gjatë suksesesh me të cilat mund të rrahin gjoksin në Bruksel. Dy vendet fqinje janë sot demokraci të varfra, të dobëta dhe të brejtura nga qeverisje defektoze, korrupsioni endemik dhe ikja e qytetarëve drejt Perëndimit.

E thënë kjo, Tirana dhe Shkupi kanë të drejtën legjitime që të marrin dritën jeshile për nisjen e negociatave, që janë një fazë ende shumë e largët nga stacioni final i anëtarësimit. I cili nuk pritet të ndodhë para vitit 2030.

Letra e krerëve evropianë të thotë se tashmë në Bruksel çështja e negociatave shqiptaro-maqedone është një fabul e brendshme e vendeve anëtare, e jo një problem që ka të bëjë me kritere të papërmbushura nga vendet aplikante.

Juncker, Van der Lejden, Sasoli e Tusk i drejtohen për herë të parë kryeqyteteve të vendeve anëtare, e jo Tiranës e Shkupit, për negociatat e anëtarësimit të dy vendeve. Kjo, së bashku me qëndrimin zyrtar të Bundstagut pro negociatave, e sposton pikën e rëndesës së kësaj eurodrame brenda BE dhe brenda dinamikave të saj politike.

Topi është në fushën e Macron. Sapo na e thanë shefat më të lartë të Unionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Pse nuk mendon realisht PD-ja për rrotacionin
Previous article ARDIT RADA/ Një president që i mbulon hallet me gënjeshtra

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k