• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Pse nuk mendon realisht PD-ja për rrotacionin
Home
Blog

BEN ANDONI/ Pse nuk mendon realisht PD-ja për rrotacionin

October 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Steka që i është vendosur Shqipërisë për anëtarësimin në BE është aq e lartë saqë jo vetëm integrimi përfundimtar është jo më parë se aty tek viti 2030, por edhe çdo premtim që lidhet me integrimin e që jepet e premtohet vazhdimisht nga politika e dy krahëve është praktikisht i pamundur. Korrupsioni, krimi, zgjedhjet krejt të lira dhe fair…,drejtësia, mbi të gjitha, janë barriera që do të duan dekada të futen në shtretërit e tyre. PD që pret të futet në pushtet po bën lojën e dikurshme të Ramës, por këtë herë në kahun tjetër: Hiq Ramën dhe problemet zgjidhen!!!

Në platformën e opozitës, që mori jetë pas ndikimit të madh ndërkombëtar dhe sidomos pas raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e fundit, Lulzim Basha u ndje i qetë se shumë prej kërkesave të tyre ishin në bazë të asaj që ai kërkon, paçka se disa prej tyre nuk i artikuloi kurrë si duhet. Mbi të gjitha kthesën e pritur, ku ai nuk mundi të shprehë asnjëherë faktin se e nisi startin çuditshëm nga post pista, pasi garën ia la në dorë pjesës së mbetur të listës (që i anatemoi) dhe Maxhorancës. Kjo e fundit jo vetëm po e drejton vendin sipas mënyrës së saj por edhe në kohën e mungesës së Opozitës është përballur me gabime pafund, të cilat nuk është se e kanë trandur. Nëse do të ishte në sistem, PD dhe aleatët e saj do e kishin shumë më të lehtë që ta mposhtnin Pozitën. Mbase duket e tepruar, por duket se koha e të Majtës duket se po bjerret, edhe pse Basha dhe shpura e tij dhe mbi të gjitha imazhi i Berishës, janë ende të rëndë. Këtë e shikon nga zërat ende të pakët opozitarë të PS dhe ata më shumë që po flasin nënzë.

Për fat të keq, megjithë pak shenjat e mira te PD, kjo parti nuk mund t’ua falë dot të larguarve të shumtë itenerarin e tyre jashtë-Basha dhe kritikat e tyre politike. Në vend të një platforme të unifikuar, zëra të ndryshëm në PD e reflektojnë hapur amullinë, por edhe pakënaqësinë. Edhe më shumë janë ata që presin ndryshime por gjithnjë për hir të interesit të ngushtë. Ndërkohë që kryeministri Rama pothuaj e ka rrugën të qartë, qoftë edhe përmes gabimeve jo të pakta dhe sidomos shkrehjes së Ekzekutivit të tij dhe konflikteve të brendshme. E vetmja gjë e paditur është ajo që ka në kokë për periudhën pas 18 tetorit, cakut ku do të vendoset për Shqipërinë dhe Maqeodninë e Veriut se do u hapen negociatat apo jo dhe data e zgjedhjeve.

Kjo është koha kur nguti i PD për të ardhur në pushtet është i pamjaftë pasi një politikë më pragmatiste do ta linte konsumimin e kryeministrit Rama deri në fund, për t’i dhënë me zgjedhjet e ardhshme goditje të madhe. Por, kjo nuk ndodh, pasi PD dhe krerëve të saj, më shumë u intereson karrigia dhe eliminimi i kundërshtarëve sesa platformat që do sjellin normalitet në vendin tonë. PD nuk po mendon ende për rrotacionin. I duhet te mbaje beneficet e sotme dhe qoftë edhe këtë gjëndje. Dhe, kjo quhet gati trishtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Meta e trajton Komisionin e Venecias si “shkelës të Kushtetutës” dhe “të çmendur”
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Letra e krerëve evropianë, topi në fushën e Macron

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k