• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Disa mësime të hidhura nga rasti “Lleshaj”
Home
Politikë

SKËNDER MINXHOZI/ Disa mësime të hidhura nga rasti “Lleshaj”

November 19th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Tashmë Sandër Lleshaj e ka hequr nga kartvizitat që u përgatit të bënte, parashtesën e bezdisshme “zv”. Është ministër i brendshëm i Shqipërisë. Janë dashur dy javë presidenciale, që kreu i shtetit dhe kryeministri të zgjidhin një përplasje, e cila fillimisht qe politike, e më pas, siç ka ndodhur qindra herë në republikën tonë folklorike, krijoi edhe pasoja procedurale e ligjore.

Dy nga tre institucionet më të larta të shtetit u ngatërruan për ditë tëra në një lëmsh i cili, siç treguan shtatë ditët e fundit të “refleksionit” të Ilir Metës, as që duhet të ishte krijuar. Hera e dytë e dekretit Lleshaj, na tregoi se hera e parë nuk duhet të kishte egzistuar! Dhe kjo amulli procedurash u krijua më së shumti nga institucioni i Presidentit të Republikës. Ai institucion që kishte topin në fushën e tij, një top të hedhur në mënyrë jo të rregullt nga kryeministri (për shkak se Lleshi ishte ushtarak), por që gjithsesi ai, pra kreu i shtetit, duhet ta zgjidhte, siç veproi herën e dytë. Duke kryer verifikimin më të thjeshtë në botë: ishte apo jo ushtarak Sandër Lleshi?!

Megjithatë le ta nisim nga kreu i sherrit. Propozimi i Edi Ramës për të çuar një ushtarak, si propozim për një post civil, shënon të parin mësim që mund të nxirret nga kriza dyjavore e ministrit të brendshëm. Fakti që Sandër Lleshi bëri kërkesën formale që të çdekretohet nga Presidenti si gjeneral brigade, tregon se kjo rrethanë ka qenë reale dhe si e tillë, ka qenë edhe penguese për emërimin e tij si ministër i brendshëm. Kjo pakujdësi e shpërfillje e Ramës, shoqëruar me faktin që kandidati Lleshaj refuzoi fillimisht të takohej me shefin e tij të drejtpërdrejtë ushtarak, njëherësh kryetar i shtetit, ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në rëndimin e situatës delikate që rrethonte dekretin e ministrit të brendshëm.

Së dyti, e këtu procedurat nisin të përzihen me politikën, Presidenti Meta është njëherësh Komandant i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai e di fort mirë listën e shkurtër (një grusht burrash janë) të gjeneralëve aktualë të ushtrisë shqiptare. E ka pasur pra mundësinë, qysh herën e parë, që të qartësojë pengesën ose jo të Sandër Lleshit për t’u emëruar ministër. S’ka pasur fare nevojë për prezencën e kandidatit në zyrën e tij dhe as për sqarimet verbale të tij. Mjaftonte t’i kërkonte këshilltarit të vet ushtarak listën e gjeneralëve të ushtrisë shqiptare. Meta ka dashur ta maisë politikisht çeshtjen e dekretit Lleshi, sepse i duhej një përplasje publike me maxhorancën. Këtu ai është sjellë si politikan i njëanshëm, e jo si përfaqesuesi i unitetit të kombit.

Së treti, rasti Lleshi ka krijuar një precedent i cili u fshi vetëm pjesërisht nga emërimi i personit në fjalë në postin e ministrit të brendshëm. Madje edhe mënyra sesi u zgjidh le shijen e hidhur të “spërdredhjes kushtetuese”, më shumë sesa të zgjidhjes kushtetuese. Përplasja Meta-Rama solli me vete precedentin e rrezikshëm të përzierjes së pushteteve, me kreun e shtetit që fut duart në listën e anëtarëve të pushtetit ekzekutiv. Një sjellje e cila, duke parë sesa lehtë e kanë trajtuar të dyja institucionet rastin në fjalë, vështirë se po merret me seriozitetin që i takon në katet më të larta të shtetit shqiptar.

Dekreti Lleshi është një faqe e errët e ushtrimit të ligjit dhe Kushtetutës nga ata që duhet të jenë gardianët e tij. Fakti që presidenti i lejoi vetes të rrëzojë me “bindje”, e jo duke zbatuar Kushtetutën, një anëtar qeverie, për ta dekretuar një javë më pas me lehtësinë më të madhe, na ka futur në një hulli të rrezikshme për të ardhmen.  Kur institucionet e larta të shtetit lenë gjurmë flagrante për shkeljen e ligjit, imagjinoni se çfarë ndodh poshtë, në shoqërinë shqiptare. Aty ku një zyrtar vjedh fondet publike, apo një shitës dyqani evadon taksat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WASHINGTON POST/ Populistët në të gjithë botën do të rikthejnë tiraninë!
Previous article MERO BAZE/ Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k