• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Brexit-i i Bashës nga PD, për listën e deputetëve!

November 18th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Lulzim Basha është i vetmi që ka dhënë më shumë ide se çdo lider tjetër nga partitë politike në Shqipëri, lidhur me mënyrën se si do t’i zgjedhë deputetët e vet. Dhe ka një arsye të fortë për këtë.

Të gjithë liderët e tjerë politikë në Shqipëri, janë kryetarë të partisë së tyre dhe i marrin vetë vendimet dhe përgjegjësitë. Basha është kryetar i Partisë së Berishës, dhe si i tillë, atij i duhet që së paku kompetencën e zgjedhjes së deputetëve ta ketë të vetën, jo si përgjegjësi, por si përfitim.

Në zgjedhjet e vitit 2017, ai aplikoi një formë të panjohur më parë. U konsultua vetëm me kunatin e vet. Pasi doli nga takimi me Edi Ramën, u mbyll gjithë ditën me kunatin, bëri llogaritë financiare, pastaj dhe ato politike, dhe e mbyllën listën 5 minuta para përfundimit të afatit zyrtar.

Ajo listë ishte 70 për qind e arsyeve të disfatës së tij të thellë, pasi la në shtëpi 240 mijë votues të PD, të cilët nuk denjuan as të shkojnë në qendrën e votimit.

Pas disfatës, Basha kaloi në “planin B”. Përsëri u fokusua tek mënyra se si do të zgjidheshin deputetët. Dhe premtoi zgjedhje preleminare në PD, d.m.th premtoi që në PD, do bëhet garë me votim si në SHBA, për çdo kandidat, dhe do futen në listë fituesit.

E dinin të gjithë që po tallej, por atij i duhej t’i kalonte ato muaj të vështira. Ua tha këtë të rinjve që i përfaqësoi me djalin e Fahriut, ua tha të mërziturve të ekipit të vet, ua tha publikisht dhe atyre që zboi nga partia.

Tani pas një viti, kur mënyra se si zgjidhen deputetët nuk është më temë diskutimi, i vetmi që e ka mendjen prapë atje, është Basha.

Dhe ka shpikur një ide të re, “modelin anglez”. Pas takimit me disa ekspertë të Partisë Konservatore angleze, Basha njoftoi rrugën e tretë të zgjedhjes së deputetëve.

Brexiti i Lulzim Bashës në fakt synon shkëputjen e vendim-marrjes nga PD dhe Berisha, për listën e deputetëve. Dhe ka sajuar një mënyrë hibride, që e quan angleze.

D.m.th sipas tij, për deputetët do merret mendimi i bazës, do filtrohet nga një komision pranë Bashës, dhe do bëhet lista.

Por a nuk ka qenë kështu deri më sot? A nuk është bërë sikur është pyetur baza, pastaj sikur një komision ka filtruar emra dhe në fund lista ka shkuar më 12 pa pesë, me ata që kanë paguar paratë?

Natyrisht, kështu ka qenë, por nuk është quajtur angleze. Tani quhet metodë angleze, dhe si e tillë duhet të pranohet qysh tani, që të mos kemi probleme para zgjedhjeve.

Realisht ky është shqetësimi kryesor i Lulzim Bashës, është Brexit-i i tij nga pushteti i Berishës mbi listat dhe kokëçarjet me pasojat e tyre.

Dhe nuk është se ka gjetur një metodë të re, por një gënjeshtër të re për metodën e vjetër. E quan metodë angleze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Disa mësime të hidhura nga rasti “Lleshaj”
Previous article FATION SHEHU/ Kombëtarja e sabotuar që shet fanella me detyrim

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k