• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ 21 janari kërkon drejtësi, jo pension mujor
Home
Politikë

SKËNDER MINXHOZI/ 21 janari kërkon drejtësi, jo pension mujor

November 2nd, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Skënder Minxhozi/ 

Katër të vrarët e 21 janarit, përplasjes më të përgjakshme politike që ka përjetuar Tirana pas vitit të mbrapshtë 1997, mund të shpallen së shpejti dëshmorë të atdheut. Një modifikim i statusit egzistues për të rënët, do të përfshijë edhe Ziver Veizin, Faik Myrtajn, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, në listën e dëshmorëve. Burimet e mediave njoftojnë se ky amendim do t’u japë katër të vrarëve të 21 janarit statusin dhe privilegjet që u njihen të gjithë të rënëve.

Shpallja dëshmorë të atdheut është një akt simbolik mirënjohjeje për katër burra që humbën jetën, teksa demostronin paqësisht përballë një shteti që e pati humbur arsyen dhe logjikën shtatë vjet më parë. Dhuna e pashembullt e armatosur që u ushtrua atë ditë në këmbët e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, është ende e gjallë në kujtesën e shqiptarëve. Ashtu siç mbetet i gjallë edhe angazhimi solemn i maxhorancës në 2013 (saktësisht premtimi i Edi Ramës, pasi maxhoranca i asaj kohe kishte brenda edhe LSI), për të vënë drejtësi për atë ngjarje tragjike dhe për të nxjerrë përgjegjësit që morën jetët e katër burrave në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në mënyrë të përsëritur Rama e ka parë veten përballë kërkesës diku të heshtur e diku të artikuluar, për të mos e lënë në harresë 21 janarin. Kryeministri nuk ka shkuar përtej homazheve simbolike në çdo 21 janar, bashkë me të afërmit e të vrarëve, në vendet ku ata u qëlluan nga plumbat e Gardës së Republikës. Shumica e majtë ende nuk ka marrë asnjë hap konkret për të zbardhur deri në fund dhe me transparencë atë që ndodhi atë ditë në shesh. Kemi dëshmi filmike, investigime të mediave dhe hetime në distancë të ndërkombëtarëve për dinamikën e ngjarjes dhe fajtorët, por ende jo një hetim zyrtar të drejtësisë shqiptare. Të një drejtësie e cila u pengua nga Sali Berisha të hedhë dritë mbi atë që ndodhën, e që ka mbetur “e ngrirë” tek ai refuzim që i bëri qeveria Ina Ramës, për të ndaluar gardistët e akuzuar për vrasjet e demostruesve.

Shpallja dëshmorë për katër të rënët e 21 janarit 2011, vendos pjesërisht drejtësi për një ndër episodet më të dhimbshme për sagës politike të pluralizmit shqiptar. Por të vrarët e asaj dite kanë nevojë më së pari për drejtësi, e më pas për statuse speciale. Qoftë edhe për statusin e dëshmorit të atdheut. Zbardhja e 21 janarit është gjesti madhor që provon se premtimet mbahen, e nuk harrohen apo zhbëhen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Khas­hog­gi apo Hashikxhij? Historia e një klani lugëbërësish me afera dhe lidhja shqiptare
Previous article ENVER ROBELLI/ Shampanjë në orën 06:00 të mëngjesit dhe 17 mijë franga fatura e telefonit: Jeta luksoze që bëjnë politikanët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k