• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SI E PASHË FILMIN/ “I love Tropoja” e Ermalit dhe dy fjalë për ata që presin dokumentar dhe jo komedi!
Home
Sociale

SI E PASHË FILMIN/ “I love Tropoja” e Ermalit dhe dy fjalë për ata që presin dokumentar dhe jo komedi!

February 3rd, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Bora Xhani

Pas të qeshurave në filmin “2 gisht mjaltë”, mezi prisja të shihja edhe “I love Tropoja”. E me thënë të drejtën, pritshmëritë nuk më gënjyen.

Me të gjithë perpjekjet e shumë zërave kritikë që reagojnë thuajse për çdo gjë, nuk pata asnjë stepje. Kjo sepse si brezi që zgjohet e fle me “Netflix” çfarëdo që të ndodhte e trajtohej, në fund të ditës do ishte vetëm një film që nuk ndikon në asnjë moment në perditshmërinë e gjithësecilit.

Pa dashur të bëj si ndonje eksperte filmash, ajo që është e bukur s’ka nevojë për shumë koment… kështu që merreni me sportivitet!

Pooor, kushdo që pret të shohë një dokumentar për Tropojën dhe jo një komedi siç është në të vërtetë kjo e Ermal Mamaqit, mos të mundohet shumë se nuk ka për ta gjetur.

Kur sapo hyra në Pallatin e Kongreseve, dëgjova një zë shumë të njohur që bertiste: “Mos e shikoni, është film koti”, dhe njerëz që qeshnin pas tij, kuptova se vetë Ermali kishte zgjedhur mënyrën më origjinale për t’iu kthyer kritikave ndaj tij… duke bërë humor dhe autoironi me veprën e tij, por me fjalët e tyre.

Duke qenë se filmi do jepet për 2 javë në “Pallatin e Filmit” (siç e quan edhe ai vetë)  Ermali është siguruar t’ia bëj yzmetin deri në detajin e fundit. Do e gjeni tek hyrja e çdo shfaqje, do e gjeni gati për foto me çdo shikues që dëshiron, e madje do e gjeni edhe brenda në sallë, para se të fillojë filmi.

Spektatorin e ngroh më shumë një sjellje “bio” se sa shtirjet apo hipokrizia e dikujt që bën kritikun, ironikun apo batutaxhiun ende pa e parë rezultatin final të punës së tjetrit.

Pasi Ermali na bëri pershendetjen dhe na futi në atmosferën e humorit, filmi filloi më shpejt nga sa besohej sepse flitej që do vonohej nga reklamat, por kjo nuk ndodhi.

Nga ai moment, e deri kur mbaroi (1 orë e 57 minuta) kam dëgjuar një sallë, bashkë me veten, vetëm të qeshura, të  qeshura dhe sërish të qeshura.

Kasti i aktorëve ishte nga më të mirët, me një perzgjedhje të Bujar Asqeriut, Irgen Çelës e Marjana Kondit me Encën si për të thënë se arti nuk njeh moderne e tradicionale, apo të ri e të vjetër.

Ndërthurja me kryeministrin Rama si “Guest Star” ishte një nga lëvizjet më të zgjuara të Ermalit, pa e parë aspak në kontekstin politik. I djathtë apo i majtë, do qeshësh dhe do e kuptosh se në fakt, kryeministri nuk bën asnjë rol tjetër veçse vetveten por… me paruke. Në fund të fundit, kush regjisor, skenarsit, aktor apo producent në botë nuk do të donte që të kishte në kastin e tij, Kryeministrin e vendit!

Po prisja me shqetësim momentin e shumëpërfolur kur babai tropojan do i jepte “sipas traditës” vajzën mikut të shtëpisë, vetëm se ai, ishte miku i largët që duhej respektuar më shumë. Po a gjeni dot se çfarë? Nuk ndodhi dhe nuk e di se çfarë mendje diabolike duhet të jesh sot në vitin 2020 që të shpikësh një fantazi të tillë për diçka që gjithkush është duke e parë me sytë e tij, në mes të Tiranës.

Kështu që, jeni apo nuk jeni nga Tropoja, shkoni e shiheni për qejfin tuaj dhe argëtohuni, se asgjë nga ato që thonë, nuk është asfare e vërtetë.

Sigurisht që Tropoja është e trajtuar jo në mënyrën më ideale të mundshme, por me barinj dixhital dhe persona të armatosur. Por nëse ky do ishte problemi, i bie që kinematografia turke të pushoj së ekzistuari pasi treçereku i filmave ka në përmbajtje mafie, krim, vrasje dhe drogë. Duam apo nuk duam, në fund të fundit, është pjesë e realitetit tonë. Është thjeshtë ne.

Ndaj, mos e vrisni shumë mendjen e mos lexoni as kritika e mos më besoni as mua po deshët. Ikni e shiheni vetë. Thelbin e gjeni edhe pa u lodhur tek emri i filmit.

E kjo e fundit vlen veçanërisht për ata te shqetësuarit që thanë se çdo mendojnë të huajt kur te jepet filmi jashtë vendit. Sido që të trajtohet brenda, e sigurt është që do e thonë të paktën një herë; “I love Tropoja”, “Gjallë a vdek”.

P.S Për ata që thanë se ditën e parë ishte salla bosh, me siguri që e kanë parë nga mejhania e lagjes, ose nga fantazia e atyre që në këtë vend “gjakun ta falin por suksesin kurrën e kurrës”. Edhe pse shkova 4 ditë më vonë nga premiera, njerëzit vazhdonin të gumëzhinin po njësoj nëpër korridore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Opozitës i duhen mbi 800 mijë vota
Previous article VETON SURROI/ Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k