• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
OLIVER BURKEMAN/ Nëse mesazhet tuaja mbeten pa përgjigje, qetësohuni
Home
Blog

OLIVER BURKEMAN/ Nëse mesazhet tuaja mbeten pa përgjigje, qetësohuni

March 7th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Sipas një klisheje, tashmë jetojmë në epokën e “komunikimit të çastit”. Por nuk është tamam kështu. Jetojmë në një epokë, në të cilën komunikimi i çastit është i mundur – pra mund të marrim menjëherë një përgjigje në email, sms apo chat – por në të vërtetë, shpesh nuk ndodh. Ndonjëherë kalojnë ditë, apo edhe javë, para se dikush t’i përgjigjet një emaili apo një mesazhi.

“Rezultati”, ka shkruajtur kohët e fundit Julie Beck në revistën The Atantic “është ndjesia që, po të donin, të gjithë do të mund të na përgjigjeshin menjëherë – dhe ankthi që vjen kur nuk e bëjnë”. Në të kaluarën, përgjigjet e menjëhershme ishin të detyruara (si në një bisedë sy më sy) ose të pamundura (si me postën e zakonshme). Sot, kemi prirjen t’i ngatërrojmë të dyja. Prandaj, kur përgjigja nuk vjen, nuk dimë se çfarë të mendojmë.

Kjo shpjegon ndjesinë tipike moderne, sikur gjendemi vazhdimisht në situata të sikletshme emocionalisht, që në të vërtetë, ndoshta ekzistojnë vetëm në mendjen tonë.

Bindje pa prova

Pikërisht tani, për shembull, jam i bindur se një miku im i dashur është i zemëruar apo ndjen dhimbje, sepse nuk i jam përgjigjur ende mesazhit plot lajme që më dërgoi para Krishtlindjeve. Dhe që një person në punë, i cili kishte propozuar të dilnim një ditë për drejë, pas përgjigjes time entuziaste, nuk është bërë më i gjallë, ndoshta sepse ka kuptuar se më ka ngatërruar me një person më të rëndësishëm se sa unë, dhe ka turp ta pranojë.

Natyrisht, nuk kam as provën më të vogël të asnjërës prej këtyre dy bindjeve: ndoshta miku im nuk i ka vënë kurfarë peshe kësaj gjëje, dhe që personi në punë për momentin është shumë i zënë, dhe herët a vonë, do të përgjigjet. Ka një marrëzi të veçantë, vetmitare në eksperimentimin e një situate tensioni, me persona që pothuaj me siguri nuk po e ndajnë përjetimin me ne.

Por ky ankth, vëren Beck, është çmimi që jemi të gatshëm të paguajmë për të provuar atë ndjesi kontrolli, që na jep të mos qënit të detyruar që të përgjigjemi menjëherë: “Risia e epokës së komunikimit të çastit është se na lejon t’i menaxhojmë bisedat si të duam”. Nëse gjithnjë e më shumë njerëz e konsiderojnë një telefonatë, si një lloj “prite” – duke qenë se (o Zot!) duhet të përgjigjemi menjëherë – ndoshta ndodh sepse, këto kohë, në sektorë të tjerë është e vështirë të provosh këtë ndjesi kontrolli.

Nëse nuk ndjehemi të sigurtë për punën që kemi, për kontratën tonë të qerasë, se kur do të dalim në pension apo cili do të jetë fati i planetit, të paktën mund të mbyllemi në veten tonë dhe të vendosim ekzaktësisht se kë do të lejojmë të futet në jetën tonë dhe kur, nëse e bëjmë, do të vendosim një kontakt.

Problemi është se disavantazhet e këtij lloj kontrolli mund të përfundojnë duke ua kaluar avantazheve. Një botë në të cilën nuk kemi detyrime kundrejt askujt, është edhe një botë në të cilët askush nuk ka detyrime ndaj nesh.

Ndoshta jam i bindur se preferoj të mund të zgjedh se kur t’i përgjigjem mesazhit të mikut tim, por ajo që ndodh në realitet është se futet në mes puna, e shtyj përgjigjen në infinit, dhe një tjetër fije e asaj miqësie këputet. Po të më kish telefonuar, dhe unë t’i isha përgjigjur, do të kishim mundur ta shmangnim.

Dhe për më tepër do i kisha kursyer vetes javë të tëra ndjenje faje se e kisha fyer, edhe pse ndoshta nuk e ka vënë re kurrë. / The Guardian – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIERLUIGI BATTISTA/ Perëndimi i papritur i Republikës së Dytë, njësoj si në 1994-ën
Previous article ERJONA RUSI/ Mësuesja ime e parë, një grua e fortë që rrezatonte mirësi

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k