• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
NAMIR LAPARDHAJA/ Shërbimi i fundit që Berisha po i bën Lulzim Bashës
Home
Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Shërbimi i fundit që Berisha po i bën Lulzim Bashës

October 28th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Tanimë që nuk ka asnjë dilemë se lëvizja e Berishës është për t’u rikthyer në krye të partisë dhe jo për ta demokratizuar atë, shumica e të pakënaqurve me Lulzim Bashën, si mospërmbushës i ambicieve të tyre, do duhej të ktheheshin dhe të vijonin përpjekjet e tyre brenda PD-së. Një PD me Berishën në krye nuk do ishte një parti më demokratike, por një organizatë e mallkuar me damkën e antidemokracisë dhe e minimit të vlerave të saj.

Qarkullon një tezë se Berisha deklarata të tilla i bën për të mbajtur grupin e bashkuar, jo se ka për qëllim vërtet rikthimin dhe, pas Kuvendit që do të largojë Bashën, do krijohet një komision i përbërë prej disa anëtarësh, të cilët do ta drejtojnë partinë deri në krijimin e kushteve për zgjedhje në të gjithë nivelet. Këta që belbëzojnë ide të tilla janë ose të paditur, ose kanë probleme me kujtesën afatshkurtër. Ata i rren mendja se mund të përdorin Berishën për të hequr Lulzim Bashën dhe harrojnë se ai që i ka përdorur për 30 vjet, mund t’i përdorë sërish në “dimrin” e jetës së vet politike.

Është e qartë se askush, përveç Doktorit, nuk ka ndonjë vlerë elektorale, ndaj të gjithë fshihen pas tij. Ky është kalkulim i gabuar. Baca do të rikthehet për të shpëtuar vetveten, jo për ata. Edhe pse nuk ekziston një mekanizëm ligjor dhe statusor për ta rikthyer në krye të PD-së, duket se Sali Berisha me këtë lëvizje po e ndihmon Lulzim Bashën. Së pari, prej lëvizjes së tij, Basha ka marrë tiparet e një lideri të vërtetë.

Nëse deri më dje kritikohej me të drejtë se ishte i paqartë në aksionin politik, se duhet të ikte dhe të konsultohej, sot ai është çliruar. Një Bashë pa hijen e Berishës mbi kokë, veç të tjerash, është një lider më i besueshëm, një bashkëpunëtor më i denjë dhe një kandidat më i mundshëm për kryeministër në sytë e faktorit ndërkombëtar. Së dyti, përveç një pjese të sinqertë të militantëve, “Foltorja” në këtë periudhë ka qenë një lëvizje heterogjene, rreth së cilës janë mbledhur një turlilloj kategorish. Një prej tyre është ajo që Basha e quajti me të drejtë “llumi” i PD-së.

Nuk ka shërbim më të madh se pastrimi i PD-së nga llumi i korrupsionit dhe nga vegjetimi i kotësisë. Së treti, në gjithë këto takime Berisha nuk përmendi kurrë korrupsionin. Ai nuk tha asnjëherë që lëvizja e tij është kundër të korruptuarve në PD. Të mos harrojmë se në 2005 ai erdhi në pushtet pikërisht me këtë tezë. Shumë ujëra kanë rrjedhur nga ajo kohë, kështu që Basha mund ta shndërrojë në kalin e betejës për ta transformuar PD-në e sotme dhe qeverisjen e nesërme. Do të mjaftonin këto elemente për ta parë lëvizjen e “Foltores”, përtej armiqësisë personale, si një shërbim të fundit që Berisha po i bën Lulzim Bashës. Në fakt, ashtu siç ka bërë gjithmonë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Shoqëria shqiptare është burrërore, shikoni Foltoret e Berishës!
Previous article MERO BAZE/ Pse askush në PD nuk po gëzon për "kandidaturën" e Sali Berishës?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k