• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?
Home
Blog

MERO BAZE/ Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

October 27th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më 1991, si kryetari i partisë së parë  pro-amerikane në vend. Herën e dytë më 1997, si si kryetar i një partie që vetë-ndjehej si viktimë amerikane. Dhe herën e tretë dje, si kryetar i një partie anti-amerikane.

Ndërsa herën e parë e kishte të lehtë se ju ngjit në tribuna mitingjesh ambasadori i SHBA, herën e dytë hyri në ngërç dhe izolim të thellë derisa ndryshoi tërësisht kursin demokratik brenda partisë dhe tejkaloi izolimin ndërkombëtar, që vinte nga ajo çfarë kishte bërë në vitin 1997.

Në zgjedhjet e vitit 2001, kur ai ishte ende i izoluar, nuk pati as guximin të shpallte kandidaturën për kryeministër, por pëshpëriste me zë të ulët se kryeministër do të ishte Ridvan Bode.

Pas humbjes së thellë të vitit 2013 dhe përpjekjes së tij për të qenë padron i partisë në hije për tetë vite në opozitë deri në vitin 2021, Sali Berisha u ndëshkua familjarisht si një minues i demokracisë, hajdut i fondeve publike së bashku me pjesëtarët e familjes, dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

Partia Demokratike e traumatizuar, e gëlltiti në heshtje ndëshkimin, me shpresë se Sali Berisha do të ndante fatin e tij, nga fati i partisë.

Por ai më në fund i nxori kthetrat. Kur pa se Partia Demokratike ishte e vendosur të vazhdonte jetën e vet politike pa atë, dhe kur kryetari i partisë e kumtoi këtë zyrtarisht, Sali Berisha nisi një fushatë populiste për të mobilizuar militantët e partisë në një fushatë anti-amerikane, për të krijuar një parti që po devijon nga vizioni i saj themelues, si një parti e qendrës së djathtë për t’u pozicionuar si parti “sovraniste” anti-amerikane dhe çdo rreziku tjetër perëndimor për familjen e Sali Berishës.

Është kjo arsyeja që vendimi i Sali Berishës për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar partie, në një kohë kur tre muaj më parë ka mbështetur zyrtarisht kryetarin aktual të kësaj partie, nuk ka ngjallur asnjë entuziazëm në PD. Nuk ka ngjallur entuziazëm as tek mbështetësit e tij. Bile as në sallën mbushur në shumicë me njerëz me probleme si ajo e Kavajës.

Deri më sot ka funksionuar gënjeshtra se ata që po mbështesnin Sali Berishën, e bënin këtë se duan të heqin Lulzim Bashën.

Prej dje kjo gënjeshtër ka rënë. Ata që mbështesin Sali Berishën, duhet të jenë të ndërgjegjshëm që po mbështesin një parti të re anti-amerikane në Shqipëri me kryetar Sali Berishën, që ka vetëm një mision dhe një qëllim, t’i shpëtojë drejtësisë për familjarët e tij dhe atë vet, për shkak të historisë së tyre kriminale në këtë vend.

Të gjithë ata që shkojnë pas Sali Berishës prej sot duhet të jenë të qartë se po luftojnë të bëjnë kryetar partie, një njeri që është damkosur përjetësisht nga SHBA si një armik i demokracisë në Shqipëri, i cili nuk do të ketë kurrë shansin as të pijë kafe me rojen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Ambasadave të tjera perëndimore.

Kushdo që mendon se mund të vijë në pushtet me këtë parti, ose është budalla, dhe nuk i hyn në punë as PD, ose është njeri i inkriminuar dhe shikon fatin e tij të ngjashëm me familjen e Sali Berishës.

Kjo tani është e qartë për këdo. Është kjo arsyeja që rikandidimi i Sali Berishës për herë të tretë në krye të PD, jo vetëm nuk i ka bërë të lumtur mbështetësit e tij, por u ka shtuar dilemat për rrugën pa krye ku janë futur.

Arsyeja pse ai e shpalli kandidaturën, është e qartë. U detyrua të bëjë kamikazin dhe të nxjerrë emrin e tij. Kaq meritë duhet t’ia njohim Lulzim Bashës që e detyroi të dalë nga shpella, nga e cila shpresonte se do të lëvizte fijet e PD dhe do ta përdorte atë për interesa të veta.

Heshtja që ka pushtuar shpalljen e kandidaturës së tij nga vet PD, tregon qartë se askush nuk është i lumtur të shikojë në krye të PD, një njeri që ka dominuar me dhunë tridhjetë vite atë parti, dhe nga ana tjetër jep leksione demokracie se si njerëzit duhet të dorëhiqen nga politika.

Sot më shumë se kurrë, PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Shërbimi i fundit që Berisha po i bën Lulzim Bashës
Previous article JAKIN MARENA/ Berisha tenton “riciklimin”, simbolika e Kuvendit të PD më 8 ose 11 dhjetor. Do “ekzekutohet” Basha?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k