• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
MICHAEL KNIGGE/ E kaluara e errët në CIA, kush është kandidatja e diskutueshme
Home
Blog

MICHAEL KNIGGE/ E kaluara e errët në CIA, kush është kandidatja e diskutueshme

May 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Për herë të parë në histori një grua do të drejtojë shërbimin sekret amerikan. Por, Gina Haspel ka një të kaluar të errët në CIA. Senati duhet të marrë vendim nëse ajo është e përshtatshme si drejtuese e CIA. 

Gina Haspel ka një karrierë të gjatë në Central Intelligence Agency, shkurtimisht CIA. Ashtu siç bëhet e ditur, për shkak të ruajtjes së sekretit të shërbimeve, asgjë nuk dihet me saktësi. Por mendohet që ajo të ketë filluar të punojë për shëbimin amerikan të spiunazhit më 1985. Nëse Senati në Uashington e aprovon, atëherë Haspel bëhet gruaja e parë në krye të CIA dhe që prej 50 vjetësh, e para që ka arritur të ngjitet në karrigen e drejtueses duke filluar punën si agjente. 61 vjeçarja është aktualisht zëvendësdrejtore e CIA-s. Që kur shefi i saj i deritanishëm, Mike Pompeo, u emërua ministër i Jashtëm, ajo është drejtuese komisare e CIA.

Pikërisht karriera e gjatë në shërbimin sekret mund të kthehet tani në problem. Meqenëse ajo ka qenë me mision dekada me radhë në pika të ndryshme të CIA-s në botë, ka edhe shumë njolla në karrierë. Publiku nuk di çdo detaj për karrierën e një agjenteje, kjo kuptohet. Por, boshllëqet në biografi janë kthyer tani në sfidë për senatorët, që marrin vendimin për emërimin e Haspelit.

Sidomos i paqartë është roli që ka luajtur ajo në programin e dorëzimit, arrestimit dhe marrjes në pyetje të CIA mbas 11 shtatorit 2001. Gjatë kësaj periudhe rrëmbimet dhe dorëzimet e të dyshuarve terroristë në burgjet famëkeqe sekrete kanë qenë në rend të ditës, dhe me të burgosurit janë përdorur “metoda të zgjeruara të marrjes në pyetje”. Një prej tyre: Waterboarding, gjatë të cilit simulohet mbytja në ujë, një masë që vlerësohet si torturë nga aktivistë të të drejtave të njeriut.

Një nga akuzat kryesore të kundërshtarëve të saj është se ajo ka drejtuar më 2005 një nga këto burgje në Tailandë, ku të dyshurit për terrorizëm janë torturuar. Një akuzë tjetër thotë se me urdhër nga lart, Haspel duhet të ketë urdhëruar zhdukjen e videove, që janë xhiruar kur janë kryer marrjet në pyetje. Të dy këto ngjarje janë dokumentuar nga grupe të të drejtave të njeriut dhe të mediave. Për shkak të këtyre rezervave, Haspelit iu ofrua javën e kaluar të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes.

Megjithatë nëndrejtoresha e CIA-s ka edhe përkrahës, për shembull nga radhët e ish shërbyesve të lartë sekret. Ata kanë shkruar një letër të hapur në përkrahje të Haspelit. Edhe shumë deputetë janë në krah të saj. Argumenti që ata përdorin është se Haspel është e kualifikuar për të drejtuar CIA-n. Dhe për rolin e saj në zhdukjen e videove, Haspel ka zbatuar urdhërat, prandaj nuk është nevoja të japë llogari.

Për kundërshtarët e saj kjo nuk mjafton. Më shumë se 100 ushtarakë të lartë kanë shkruar një letër po ashtu të hapur, për të penguar emërimin e agjentes në kryesi të CIA.

Për të ndriçuar të kaluarën e errët të Haspelit, duhen publikuar dokumente sekrete. Ekspertët shpresojnë që Senati të ndriçojë rastin, por ata nuk janë shumë optimistë.

Gina Haspel vetë të mërkurën premtoi se nën drejtimin e saj, CIA nuk do të përdorë më programin e metodave të zgjeruara të marrjes në pyetje, si waterboarding, që konsiderohet si torturë. “Mund t’iu siguroj qartë dhe pa kufizime vendosmërinë time”, tha Haspel./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Francë/ Shtimi i antisemitizmit shtyn gjithnjë e më tepër të rinj hebrenj të largohen
Previous article Vendimi i Trump rreth Iranit sapo na solli më afër luftës

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k