• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Francë/ Shtimi i antisemitizmit shtyn gjithnjë e më tepër të rinj hebrenj të largohen
Home
Blog

Francë/ Shtimi i antisemitizmit shtyn gjithnjë e më tepër të rinj hebrenj të largohen

May 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

SUSANNE DÖRHAGE/

Vitet e fundit nga Franca janë larguar 60.000 hebrenj. Ndër to edhe Tsahal Blau. Motra e saj, 17-vjeçarja Yaël do të shkojë gjithashtu aty, menjëherë sapo të mbarojë maturën.

Yawl ka lindur në rrethinat e Parisit, dhe sikurse e motra do të shkojë në Izrael për të kryer shërbimin ushtarak. Ky është hapi i parë për të marrë nënshtetësinë, sepse si besimtare hebreje, ajo nuk shikon më të ardhme në Francë. “Më parë unë e kam pas ndier veten franceze, me besim hebre. Por tani ndihem më shumë si hebreje. Antisemitizmi po shtohet gjithnjë e më shumë. Mamaja aktualisht më ka ndaluar ta mbaj yllin e Davidit në zinxhirin e qafës. Zgjidhja e vetme për mua është të shkoj në Izrael.” – thotë Yaëli dhe tregon krenare një fotografi të motrës më të madhe, e cila e ka kryer tashmë shërbimin ushtarak në Izrael.

E ëma e saj, Sylvie, tregon se i është dashur ta nxjerrë Yaël nga shkolla publike dhe ta dërgojë në një shkollë private. Urrejtja antisemite nga nxënësit e tjerë të klasës ishte shumë e madhe. “Ata që e kanë sulmuar ishin gjithnjë të rinj myslimane. Kështu është kjo punë për fat të keq. Për ta është e qartë: Hebre është baraz me Izraelin dhe Izraeli është baraz me kriminel. Myslimanët e kanë importuar konfliktin e Lindjes së Mesme në Francë.” – thotë Sylvie Blau. “Po ne këtu jemi hebrej francezë. Ne nuk jemi përgjegjës për problemet që ka Izraeli!” – shton  Yaël Blau.

Përveç sulmeve ndaj dyqaneve hebreje në Francë ka pasur madje edhe vrasje me motive antisemite të dy grave. Dorasit: të rinj myslimanë. Por në komunitetin mysliman kërkush nuk do të flasë për këtë. Disa prej tyre e justifikojnë urrejtjen ndaj hebrejve me teori absurde konspiracioni: “Izraelitët, financojnë IS, që të bëjë sulme kundër Izraelit. Izraelitët janë rrënjët e së keqes.” thotë një i ri arab.

Sharje, urrejtje, sulme

Edhe fëmijët e avokatit Viliam Goldnadel kanë shkruar në Izrael. E bija, i biri dhe i nipi jetojnë tani në  Izrael dhe ai ka mbetur vetëm. I biri kreu shërbimin ushtarak në një njësi elitare. Goldnadel e mbështet atë që bëjnë fëmijët e tij tani, e megjithatë i vjen keq që ata kanë ikur: “Komuniteti hebre jeton në Francë prej kohësh. Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Franca! Ky është vendi im dhe gjuha ime. Unë jam i lidhur me francezët po aq sa me izraelitët. Unë nuk i udhëzova fëmijët e mi të largohen për Izrael. Unë doja që ata të vazhdonin të qëndronin këtu. Por në shkollë ata i shanin si hebrej të qelbur. Prandaj u larguan.”

Sharje, urrejtje, sulme: Yaël mendon se shteti francez nuk i mbron sa duhet atë dhe hebrejtë e tjerë. Po  në komunitetin hebre ka edhe shumë vetë që mendojnë se shumë familje bëjnë gabim që i dërgojnë fëmijët për të kryer shërbimin ushtarak në Izrael.  Ilan Rozenkier, përfaqësues i lëvizjes “Paqe tani” thotë se “nëse këta fëmijë i caktojnë në një pikë kontrolli në Izrael, ku në fund të fundit do të duhet të qëllojnë mbi njerëz, atëherë ata nuk dalin dot pa probleme psiqike prej andej. Edhe nëse në moment ata nuk kanë zgjidhje tjetër, dhe mendojnë se janë duke bërë diçka të drejtë.”

Yäel nuk pajtohet me këtë. Më keq se në Francë nuk mund të jetë në Izrael, mendon 17-vjeçarja. “Ëndrra ime është që prindërit e mi të vijnë më vonë në Izrael dhe që ne të jetojmë atje të gjithë bashkë.”, sepse një jetë e qetë për një familje hebreje, duket aktualisht e pamundur në Francë./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë kanë me Fatmir Xhafajn dhe pse po sulmohet nga mafia!
Previous article MICHAEL KNIGGE/ E kaluara e errët në CIA, kush është kandidatja e diskutueshme

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k