• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Viti i tërmeteve
Home
Politikë

MERO BAZE/ Viti i tërmeteve

January 1st, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Viti 2019 është një nga vitet më të pazakontë të Shqipërisë, i cili nisi me dy tërmete të forta politike, dhe u përmbyll me një tërmet katastrofik natyror.

Tërmeti i parë politik ishte vendimi i opozitës për të djegur mandatet, me shpresë se kjo vetësakrificë e lartë, do të gjunjëzonte demokracinë dhe do të çonte opozitën drejt një marrëveshje të re me shumicën për zgjedhje të reja, pa Edi Ramën kryeministër.

Por tërmeti real politik ndodhi pikërisht pas djegies së mandateve, kur listat rezervë të opozitës, morën mandatet, dhe shqiptarët panë se si opozita ishte tallur me ta dhe me mijëra opozitarë cilësorë, që nuk i përfshinë në listat e pushtetit.

Në vend të tyre, shqiptarët panë një grup deputetësh rezervë të opozitës, të cilët janë thuajse nën nivelin më të ulët të shoqërisë.

Kjo tregon shumë se sa të vetëdijshëm janë liderët tanë politikë, për të mbajtur afër vetes kualitetin më të ulët të shoqërisë, me shpresë se ata nuk u rrezikojnë pushtetin.

Në fakt, leksioni i hidhur ishte se pikërisht ata e diskretituan, jo vetëm aksionin politik të opozitës për djegie mandatesh, por dhe vizionin e opozitës për të përzgjedhur njerëzit që e përfaqësojnë.

Tërmeti i dytë ishte ai i zgjedhjeve lokale. Opozita vendosi të hyjë në luftë për të penguar zgjedhjet lokale, pas 12 mitingjesh të dhunshme me Molotov, të cilat po finalizoheshin me sulme mbi qendra votimi, shkolla dhe seli të Partisë Socialiste.

Betimi për të mos lejuar zgjedhjet më 30 qershor, u përforcua nga një akt i paprecedentë juridik i Presidentit, i cili çdekretoi zgjedhjet dhe më pas caktoi një datë tjetër.

Injorimi që shqiptarët i bënë këtij akti, dhe mbështetja ndërkombëtare për të respektuar 30 qershorin, bënë që dhe tërmeti i dytë të degradonte më tej opozitën, në vend që të forconte pozitat  e saj.

Falë atij tërmeti, opozita sot nuk ka asnjë të zgjedhur në pushtetin qendor dhe lokal, dhe është njësoj si PD e vitit 1991, kur ende nuk kishte marrë asnjë pushtet. Por me një ndryshim thelbësor. Atëhere opozita ishte gjithë shpresë, tani është më e dëshpëruar se kurrë.

Tërmeti i tretë, ndryshe nga dy tërmetet e tjerë, që nisën si tragjikë e përfunduan si komikë, nisi si komik dhe përfundoi tragjjik.

Komizmi nisi kur presidenti Meta mori rolin e parashikuesit të tërmetit, në kuadrin e shumë lajthitjeve mentale të tij, dhe u bë tragjik kur më 26 nëntor shkatërroi Qarkun e Durrësit, Krujës e Tiranës, duke shkaktuar 51 të vdekur dhe mijëra të pa strehë.

Bilanci tragjik i tërmetit zbuloi një shoqëri të papërgatitur për fatkeqësi të tila, por provokoi një solidaritet të jashtëzakonshëm njerëzor.

Për herë të parë pati dhe një paqe politike dhe një sjellje normale të liderit të opozitës, Lulzim Basha, kundrejt situatës së krijuar, duke shmangur fraksionet luftënxitëse të opozitës dhe duke kontribuar për qetësimin e situatës.

Duket se 2019 vuri në provë gjithçka në Shqipëri, klasën politike, sistemin politik, institucionin e Kuvendit, institucionin e zgjedhjeve, dhe në fund, dhe çatitë e shqiptarëve.

Të gjitha ja dolën të mbijetojnë, por të gjithë u dëmtuan.

Të shpresojmë që viti që vjen, do të jetë viti i rindërtimit jo vetëm për shtëpitë  e prishura, por dhe për institucionet e goditura rëndë të shtetit shqiptar, sidomos institucioni i zgjedhjeve dhe ai i Parlamentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJOVALIN KOLA/ Një bilanc demokratik për 2019-n
Previous article RAIMOND CIMBI/ Mafia e festivalit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k