• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të kërkosh të jesh “I sigurtë” në opozitë
Home
Politikë

MERO BAZE/ Të kërkosh të jesh “I sigurtë” në opozitë

September 26th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Një militantë zjarrvënës nga ata që kanë tentuar të djegin shkollat para 30 Qershorit, u përball sot me Rudina Hajdarin, në një të njëjtën shkollë në Shkodër, I përgatitur të sulmojë “armikun” më të ri të Lulzim Bashës. Me një fjalor agresiv, nga ata që duan të flasin por të mos dëgjojnë, dhe mbi të gjitha të mos ballafaqohen, militanti ishte një produkt origjinal I betejës reale të Lulzim Bashës në këto ditë. Angazhimi kryesor i Lulzim Bashës nuk është të marrë pushtetin, por të jetë I sigurt se nuk I marrin opozitën.

E gjtihë fryma e veprimeve të tij të fundit, përfshi dhe zbythjen për tu ulur në tryezën për reformën elektorale, ka vetëm një kusht I cili lexohet në çdo veprim, dhe ai ka të bëj me hipotekën e opozitës.

Ai është gati të bëj çfarë të doj Edi Rama me kusht që pushteti të njohë për opozitë, vetëm Lulzim Bashën. Ai është gati të bëj çfarë të dojë OSBE apo BE, e SHBA, por me kusht që të njohin për opozitë vetëm atë. Ai është gati të tërhiqet nga ideja e revolucionit permanenet, por palët duhet ti njohin atij të drejtën e opozitës.

Të gjitha kërkesat e tij fokusohen vetëm tek nevoja për të bashkëpunuar me armikun e jashtëm, kundër “armikut të brendëshëm”. Kërkesa e tij në tryezën e OSBE ishte ilsutrim I këtij makthi, ku ai e donte fushën të pastër pa kundërshtarët e vet nëpër këmbë.

Dhe duket se të tillë konsideron çdo kënd që i ka dal nga reshti. PD e Shkodrës ka sulmuar në rrjete sociale dhe me zëra publik drejtues të Universitetit në Shkodër që I kanë dhënë një çmim Topallit. Kamikazi I Bashës, I turret vajzës Azem Hajdarit dhe I thotë ti nuk e ke njohur Azemin, se ai ka qenë demokrat…dhe mendo që ky tipi ka lind pas vdekjes Azemit, dhe as në video se ka pare, njësoj si Lulzim Basha. Fal zotit që ajo vajza përball tij, ishte Rudina Hajdari, e cila e çarmatosi duke I dhënë mikrofonin dhe ai iku si frikacak nga përballja , se po të ishte Azemi mund ta hante dhe kokës atë mikrofonin.

E njëjta gjë është dhe me qëndrimin ndaj Murrizit, Patozit, biles dhe ndaj gazetarëve  që e mbështesin  PD dhe janë kritikë të ashpër të qeverisë, por kanë rezerva për Lulzim Bashën.

Pra I gjithë shqetësimi për Bashën, nuk është si mund të mundet pushteti, si mund të sulmohet qeveria, si mund ti bëhet e pasigurt e ardhmja e qeverisë, por si të sigurohet Basha, se nuk I marrin opozitën. Biles në këtë spirale ka arritur të fus, duke e poshtëruar edhe Berishën, I cili duket se më shumë hall ka mos I marrin opozitën Bashës, se sa mos I marrin pushtetin Ramës.

Nuk më duket se Rama ka gjë kundër kësaj strategjie. Dhe ai mund ti garantoj që nuk ua merr njeri opozitën. Biles mund të jetë gati dhe të paguaj për këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Nuk kanë faj, e dinë që opozita është pronë ose leje ndërtimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k