• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!
Home
Blog

ANRI BALA/ Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

September 26th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Anri Bala

Ta quash fodull Lulziun, i ke thënë pak bojalliut të SHQUP-it, i nxirë e i sterrosur në flokë e shpirt, i cili pa i’u skuqur faqja, del e u tregon përralla shqiptarëve, si ato të Andersenit, se paska qenë i angazhuar maksimalisht, të na e zbardhte faqen tek komshinjtë europianë.

I hapën sytë filxhan ata të Europës kur dëgjuan Lulin, tek fliste se: “Dua t’ia them hapur shqiptarëve, se “Po” e qeverisë gjermane, erdhi si pasojë e një angazhimi 4 mujor i opozitës dhe timin personal, për të bindur, atë pjesë skeptike të politikës gjermane, se një “Jo” e prerë, siç mbizotëronte (deri para se të ndërhynte Luli), nuk do ndihmonte perspektivën tonë europiane…”.

Padyshim, ky lobim, u mundësua nga fondi 1 milion dollarë, i siguruar nga lidhjet me disa shtetas rusë, pranë Vladimir Putin, që Shqipëria, të bëhej pjesë sa më parë e Europës.

Të shkretët deputet europian, të pa regjur nga kjo lloj dyftyrësie e këtij kalibri, nga tronditja e madhe që pësuan, po i pinë ende qetësuesit me grushta.

Ndërsa shqiptarët çelën buzagazin, kur dëgjuan angazhimin gjithëpërfshirës të opozitës së rrugës, për të na integruar në rrugën tonë drejt Europës. Menjëherë, teksa shihnin Lulin që fliste, e shpalosën talentin dhe nuk i lanë lavde pa i thurur… duke e “falenderuar” atë të parin, me gjithë zemër e shpirt.

Më pas, falenderimet e përzemërta të shqiptarëve, vazhduan me Enkelejdin, sapo i’u kujtua intervista për televizionin holandez, i cili me “dhimbje të madhe”, deklaroi nga zyrat e partisë se: “Më vjen keq ta them, por ky vend nuk i plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.

Lista është e gjatë, por padyshim, nuk mund të mungonte falenderimi i veçantë për liderin historik të së djathtës, Berishën, i cili u angazhua dy javë para vendimit të Brukselit, në muajin maj, t’i tregonte senatorit italian, njëkohësisht zëvendës kryetar i delegacionit Italian pranë Këshillit të Europës, se në vend ishte instaluar narkoshteti, krimi, droga dhe se po luftonte me poturet e tij, që i vareshin deri në gjunjë dhe me anë të një mbështetje të administratës “Trump”, me miliarderin më të rrezikshëm të botës, Sorosin.

Me gjithë këtë angazhim maksimal të PD-së, që Shqipërisë t’i hapen dyert e Europës, mendoj se është e domosdoshme, që në parlament të kalohet një ligj i veçantë, për këto “Tradhëti ndaj Atdheut”, që të tilla barsaleta të tregohen në qelitë e burgut, ku të tillë bilbila të këndojnë si korba, për ditët që harxhonin me rrulë në dorë… të nxinin Shqipërinë!

Ndaj, Lul relaksohu dhe shijo shfaqjen, sepse faqja e juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë,me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDVIN KULLURI/ Të jesh “perëndimor” do të thotë të besosh tek Liria!
Previous article MERO BAZE/ Të kërkosh të jesh “I sigurtë” në opozitë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k