• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

January 18th, 2021
  • HOME
MERO BAZE/ Shqipëria e “vaksinuar” nga sëmundja e pazareve me Perëndimin
Home
Politikë

MERO BAZE/ Shqipëria e “vaksinuar” nga sëmundja e pazareve me Perëndimin

January 6th, 2021 bora.autor Blog, Politikë 0 comments

Ka boll kritika dhe mëdyshje rreth gjestit të kryeminstrit Edi Rama për të refuzuar vaksinën ruse, një ditë pas kritikave të tij për indiferencën e BE rreth Ballkanit Perëndimor, si dhe mos anagzhimin e tij për vaksinën kineze. Kritikat dhe mos besimi ndaj këtij refuzimi, vjen nga ide pragmatiste për të siguruar sa më shumë burime vaksinash dhe për të mos bërë politikë me vaksinimin.

Debati bëhet dhe më i fort, kur një vend ballkanik si Serbia, e ktheu shumëllojshmërinë e vaksinave, në koleksion gjeopolitikë, duke filluar vaksinën amerikane tek mjekët, duke premtuar se vaksinën ruse do ta bëjnë liderët politikë dhe se populli do bëj vaksinën kineze.

Në të vërtet Shqipëria dhe Serbia është hera e dytë që ndahen fort sa i përket orientimit perëndimor në krizën e pandemisë.

Hera e parë ishte fillimi i pandemisë. Kur Ballkani si gjithë bota u trondit nga izolimi dhe paniku, si dhe nga padija se çfarë vinte më pas, Presidenti Vuçiq, doli thuajse duke u përlotur në televizion , duke i kërkuar presidentit të Kinës me përulje dhe ndjesë, ndihmë mjekësore, ku mendohej se ishin maskat apo disa aparatura oksigjeni. Nuk është se kjo gjë e nderoi para Kinës. Disa muaj më vonë ai u detyrua të firmoste në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Kryeministrn Abdullah Hoti, një dokument ku angazhoheshin kundër ofertës kineze të 5G. Kjo bëri që Presidenti kinez të refuzoj një vizitë të tij në Pekin, pas vizitës në Uashington, duke e paralajmëruar “kinezçe” se nëse shkonte në Kinë mund të mbyllej në karantinë. Pra në një farë mënyre, i shkoi dëm aktorllëku pro kinez dhe karshillëku kundër Perëndimit.

Shqipëria që ishte nën të njëjtin presion psikologjik, gjatë fillimit të pandemisë, bëri një gjest të kundërt. Ajo çoi 30 infermierë dhe mjekë në Itali, vendin evropian më të goditur nga pandemia e Marsit, duke u kthyer në kryelajm të medias perëndimore për gjestin e saj dhe natyrist duke bërë krenar qindra mijëra shqiptarë në Itali.

Ky i tanishmi, i krizës së vaksinave, është rasti i dytë që Shqipëria dhe Serbia ndahen në këto qëndrime. Në kushtet e krizës së vaksinave, dhe kur politika e vendeve evropiane, është të sigurojnë fillimisht sasitë për vendet e tyre duke ndarë fonde për vendet e Ballkanit në vend të vaksinave, Serbia reagoi duke premtuar se udhëheqësit e saj do vaksinohen publikisht me vaksinën ruse, ndërsa kryemsintri i Shqipërisë refuzoi publikisht, me “nervozizëm të llogaritur’, ofertën e qeverisë ruse për vaksinën e saj.

Kritikat ndaj politikës së BE për politakat e sigurimit të vaksinave,  janë të forta dhe vet brenda Bashkimit Evropian, por reagimi politik ndaj tyre, ka shumë rëndësi për Shqipërinë.

Shqipëria nuk i ka lejuar vetes të kthej tenderin për vaksinën, në një tender gjeopolitikë, por ka bërë betejë brenda Perëndimit për politika më të drejta dhe të sigurta për vendet aleate të tij.

Për fat të mirë, kontigjenti i parë prej 500 000 copë, i vaksinave Pfizzer, është siguruar dhe ai është i mjeftueshëm për fazën e emergjencës. Por bashk me të , kjo krizë provoi se Shqipëria është vaksinuar për të mos u infektuar nga viruse antiperëndimore në politikën e saj, pasi raste të tilla tregojnë, nëse Perëndimin e kemi pazar, apo destinacion.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENAR BIBA/ Çfarë ka dashur të thotë ky tipi që shkon në protestën e dhunshme pro Trump me flamurin kombëtar shqiptar
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Mesazhi im për 6000 depuetët e listës së mbyllur pa “Nishan” dhe komisionin e Gjirit të Lalzit

bora.autor

Related Posts

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh Blog
January 16th, 2021

ASTRIT PATOZI/ Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të njëjtit pleh

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës Blog
January 16th, 2021

LORENC VANGJELI/ Lidhëset elektorale të Ramës dhe këpucët e palidhura ende të opozitës

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog
January 15th, 2021

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

FELIX STEINER/ SPD - Vdekja e tetos plakë?

Blog Feb 21st, 2018
ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit! Aktualitet

ANDREA DANGLLI/ Unë jam Tirja, kam dy fjalë për vete e për ty nga shtylla e turpit!

Jan 13th, 2021
MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë! Blog

MUSTAFA NANO/ Më 25 prill nuk do të ndodhë asnjë çudi, të dashur demokratë!

Jan 15th, 2021
KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar Aktualitet

KRESHNIK SPAHIU/ “Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar

Jan 11th, 2021
MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave? Blog

MERO BAZE/ Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

Jan 15th, 2021
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k