• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Mesazhi im për 6000 depuetët e listës së mbyllur pa “Nishan” dhe komisionin e Gjirit të Lalzit
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Mesazhi im për 6000 depuetët e listës së mbyllur pa “Nishan” dhe komisionin e Gjirit të Lalzit

January 6th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Javën e kaluar isha në Shqipëri për të festuar me të afërmit e mi, vitin e ri.

Në një nga restorantet e Tiranës ku po drekoja, takova rastësosht 4 miq dhe mikesha të mia, anëtarë dhe anëtare të kryesisë së Partisë Demokratike.

U ula 5 minuta për të ngritur një dolli dhe për t’i uruar fitoren. Të katërve iu iku ftyra dhe ju ngeli gjeli në grykë.

-Ç’keni ore, ju thashë, sepse gjykova, që ata menduan se po bëja shaka dhe ironi?

-Ç’fitore zeza, mu përgjigj ajo që është anëtarja më aktive në media nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

-Kemi tre muaj që duam ta kontaktojmë Lulin por nuk na hap telefonin. I dërgojmë mesazhe por nuk na pret në takim.

Nuk u çudita aspak.

Kjo është një histori që përsëritet tash e 30 vjet.

Kjo nuk është sjellja e Lul Bashës, por e Sali Berishës.

Ai izolohej 6 muaj para zgjedhjeve dhe i publikonte listat e deputetëve 6 minutat e fundit para skadimit të afatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

E ka pas traditë që t’i vrasë politikisht miqtë e tij në minutën e fundit, me qëllim që mos t’ju japë kohë atyre, as të shkojnë te kundërshtari, por as të kandidojnë si të pavarur në zgjedhje.

Thjesht i djeg të gjithë minutën e fundit pasi ju ka dhënë besën dhe pasi i ka futur në “familje”

U thash me qetësi tre miqve të mi në Partinë Demokratike: “Mos e fajsoni Lul Bashën, as Besnikun, as Jarin, as Gencin. Ata janë rob kot. Listat i ka Sali Berisha në Gjirin e Lalzit dhe po i konsulton me familjen e tij”

A ju kujtohet zhurma dhe reklama e para 6 muajve me “Komisionin e Besnikut dhe Gencit”?

Ishin 6000 kandidatë dhe mbetën 1000 emra për deputetë. Që nga ajo ditë pasi “lufta”.

Listat u futën në sirtarin e Saliut, dhe Komisioni “Besnikve” u shpall në kërkim.

Nuk i gjen askusnd. Nuk flasin më për lista dhe konkurencë.

Ndërkohë aleatët kërkojnë lista nga Basha dhe ai shmanget.

Gënjen çdo kënd

Gënjen komisionin

Gënjen aleatët

Gënjen kryesinë

Gënjen kandidatët

Gënjen jo se është mashtrues, por as ai nuk e di kush do jetë lista sepse ja jep Sali Berisha minutën e fundit.

Listat e opozitës nuk i bën as Besniku dhe as Jari, por Berisha dhe Meta.

Ata do ndajnë “tortën” e ushtarve.

Deri atëhere nuk do ketë as mbledhje kryesie dhe as komisioni.

Ndërkohë kryetarët e degve po largohen. Ka plas lufta e hapjes dosjeve si spiuna.

Modeli “Gurakuqi” nuk është i veçuar. Pas dy muajsh do dalin me mijra “Gurakuq”

Ora e shthurjes totale të opozitës po afron.

Duroni dhe dy muaj, dhe do të shikoni.

Ndërkohë Genci, Jari dhe Besniku as familjen e vet nuk do fusin dot në lista.

Ata i duhen Saliut që pas humbjes së 25 Prill, ti përdor si alibi, që fajin e humbjes nuk e kishte Lulzimi i tij në parti por, ish-ministrat e vjetër të Komisionit që do ju humbas “Nami dhe Nishani”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Shqipëria e “vaksinuar” nga sëmundja e pazareve me Perëndimin
Previous article FRROK ÇUPI/ Shpata e harruar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k