• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
Home
Politikë

MERO BAZE/ Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët

February 16th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.

Investigimi i Report TV është më seriozi që mund të bëjë një medie në kushtet e informacionit me burime publike. https://shqiptarja.com/lajm/investigimi-duart-e-familjes-berisha-mbi-kompleksin-partizani-neswr-dosja-me-fakte-nw-report-tv

Edhe me aq provohet qartë se rrëmbimi i asaj prone ka qenë objektiv i pushtetit të tij. Operacioni ka filluar tre muaj pasi Berisha ka ardhur në pushtet dhe është ndjekur dhe mbështetur në çdo hap me firmën e tij dhe vartësve të tij, duke bërë të mundur jo vetëm që toka e shpronësuar një herë nga italianët të rikthehej tek ata që e kishin shitur, por dhe në fund të operacionit, për shkak të “firmës” së Berishës dhe pushtetit të tij, dhëndri i vet, të përfundojë nga një pronar me 1/64 e pronës së pretenduar, në një pronar me 35 për qind të pasurisë së prodhuar nga kjo pronë.

Diferenca mes 1/64 dhe 35 për qindëshit është afërsisht 33,5 për qind e pasurisë, që i bie se është taksa e pushtetit të Berishës në favor të vajzës së tij, përfaqësuar nga dhëndri, mbi ortakët e tyre.

Pra me firmën dhe pushtetin e Sali Berishës, përveçse është kthyer në mënyrë të paligjshme një tokë për 64 pretendues, në fakt këtyre 64 pretenduesve u është marrë dhe 33.5 për qind e vlerës, si taksë pushteti për dhëndrin e Berishës.

Fakti që ata kanë ulur kokën dhe e kanë pranuar, tregon qartë se e dinë që dhe ajo pjesë që kanë marrë nuk u takon, ndaj kanë pranuar këtë poshtërim.

Kjo është një skemë klasike zhvatje e tokave, e përdorur dhe në raste të tjera në Vlorë nga rrethi i njerëzve të afërt të djalit, ku i janë kthyer mijëra hektarë tokë në mënyrë të diskutueshme një familje të madhe, duke dorëzuar pas një sasi të madhe për sekserët.

E njëjta skemë është përdour dhe me tokën në Ksamil, ku dy shokët e ngushtë të djalit Sali Berishës dalin me nga 30 hektarë tokë, edhe pse janë nga Kala e Dodës me origjinë.

E njëjta praktikë e konsoliduar, ku përmes firmës së Sali Berishës si kryeministër, fëmijët bëjnë biznes gjoja të ligjshëm sekserësh, është rasti i Argita Berishës me biznesmenin pakistanez që do investonte në Porto Romano, ku oferta e “avokates” Argita Berisha ishte që ai t’i jepte 3 për qind të vlerës së investimit si “success fee”, nëse ajo ja firmoste letrat tek babi i saj kryeminstër. Kjo “fee” ishte 3 milionë euro, për një firmë të babait.

Po kaq e konsoliduar si praktikë është historia e Gërdecit, ku i biri i Sali Berishës bridhte zyrë më zyrë e terrorizonte ministrat, duke i detyruar t’i raportonin dhe me faks, derisa të firmosej kontrata me kompaninë që ai do bënte demontimin. Dhe gjithë shteti ishte në dispozicion të tij, biles dhe pas masakrës, për të mbuluar gjakun e derdhur për paratë e pista të biznesit të djalit.

Do të mjaftonte hetimi i kësaj praktike korruptive të kapjes së kryeministrit nga familja për bizneset e veta, që Sali Berisha të ishte objekt hetimi si kryeministri më i korruptuar dhe më primitiv i historisë së Shqipërisë, që vë në  dispozicion të djalit, vajzës, dhëndrit dhe familjarëve të tjerë, gjithë strukturat e shtetit, për t’u siguruar atyre, fitime që vijnë nga fuqia e firmës së tij. Biles dhe më pis se kaq.

Për shkak të të fuqisë së firmës së tij, ai poshtëron dhe bashkëpunëtorët në korrupsion, siç është rasti i këtyre që ka “emëruar” pronarë tek klubi “Partizani”, apo rastet e Vlorës e Ksamilit, ku gjenden njerëz që pranojnë se janë pronarë dhe më shumë i japin pjesë atij që iu ofron “pronën e tyre”, se sa marrin për vete.

Rasti i Jamarbër Malltezit është i qartë. Ai ka grabitur shtetin, pastaj ka grabitur dhe ata që i ka “emëruar” si bashkëpronarë”. Falë Sali Berishës kryeministër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Njerëzit që preknin pavarësinë e Kosovës
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Shqipëria do lindë një Albin, kur një avion i Hagës të burgosë në Rinas, njësoj...

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k