• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën
Home
Politikë

MERO BAZE/ Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën

August 14th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Problemi i krijuar nga e shkuara e Valdrin Pjetrit, është një sprovë e re për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Me sa duket, mallkimi i 30 qershorit ka vendosur t’i ndjekë deri në fund. Ky rast nuk është tani një histori zgjedhjesh, por një histori ligji.

Edhe pse është e pazakontë që mandati i të zgjedhurit të vihet në rrezik ende pa marrë detyrën, Partia Socialiste ka vetëm një gjest politik për të bërë, dhe atë duhet ta peshojë mirë. Debati është nëse ja vlen ta institucionalizojë formalisht Valdrinin për një minutë dhe pastaj ai të japë dorëheqjen, ose të konstituojë Këshillin dhe kryeministri të emërojë të zgjedhurin e Këshillit si kryebashkiak, deri në zgjedhjet e reja për 45 ditë.

Kaq është i gjithë debati që ata duhet të bëjnë mes tyre, duke peshuar përgjëgjësinë që kanë për të mos lënë Shkodrën pa qeverisur deri në zgjedhjet e reja pas 45 ditësh.

Ata që duhet të marrin vendime politike, janë opozitarët.

Ata së pari duhet të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje në Shkodër, ose jo. Në këtë rast nuk vlen qënia e Ramës kryeministër, pasi nëse hyjnë në garë, ata e fitojnë Shkodrën.

Nëse nuk duan, punë e tyre, dhe ky le të jetë një debat brenda tyre, ku Edi Rama nuk ka pse përzihet.

Hapat për të shkuar drejt konstituimit janë detyrim dhe PS nuk mund të kalojë në paligjshmëri kushtetuese.

Së pari, duhet të konstituohet Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës dhe të vendosin nëse Valdrini duhet të bëjë betimin dhe të dorëhiqet, apo të dorëhiqet para betimit dhe kryeministri t’i delegojë kompetencat dikujt tjetër deri në zgjedhje.

Ndërkohë Partia Socialiste duhet të kërkojë me urgjencë verifikimin e e figurës se kryetarit nga Prokuroria. Valdrini le të vazhdojë betejën e tij me drejtësinë dhe të sqarojë pozicionin e tij.

Kjo çështje tani nuk është më çështje e zgjedhjeve, pasi Kodi Zgjedhor ka mbaruar veprimin e tij.

Kjo është një çështje që ka të bëjë me ligjin e dekriminalizimit dhe ai duhet lejuar të veprojë me gjithë forcën e tij.

Nëse Prokuroria konstaton papajtueshmëri në këto veprime, atehere vepron mekanizmi i papajtueshmërisë, por jo dëshirat e opozitarëve dhe socialistëve për këtë çështje.

Kryeministri në bazë të shkresave që duhet t’i dërgojë Prokuroria, duhet të shkarkojë Valdrin Pjetrin dhe ky, nëse është i sigurtë, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për paligjshmëri në këtë vendim.

Por hapat e konstituimit të Këshillit dhe vazhdimit të punës për qeverisjen e Bashkisë së Shkodrës janë detyrim kushtetues për qeverinë.

Opozita pastaj ka dilemat e veta. Nëse Lulzim Basha nuk hyn në zgjedhjet e pjesshme të parakohëshme, do ta ketë më të vështirë t’i bindë kandidatët e pavarur në Shkodër të mos kandidojnë. Po kështu dhe partitë e tjera që mund të hyjnë në këtë garë.

Dorëheqja e Valdrinit është një mallkim i barabartë për Edi Ramën dhe Luzlim Bashën. Për të parin, për shkak të përsëritjes së precedentit të njerëzve të inkriminuar dhe për të dytin, për shkak të përsëritjes së precedentit të frikës nga zgjedhjet.

Të dy do t’i vuajnë problemet e tyre, por Shkodra nuk ka pse vuan qeverisjen e saj. Dikush duhet të zgjidhet për t’i shërbyer qytetit.

Voltana Ademi pas datës 20 gusht është e paligjshme. Por mund të rikthehet nëse kandidon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Pse e denoncoi Basha-Ramën për Pjetrin, kur vetë ka punuar me të? Eh, sa punë që paska Byroja Kombëtare e Hetimit
Previous article ARDIT RADA/ Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k