• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri
Home
Blog

ARDIT RADA/ Kriza e paprecedentë që mund të tërheqë pas vetes rasti Pjetri

August 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Imagjinoni për një moment që kryetari i pabetuar i bashkisë Shkodër të gjendet përgjegjës, në lidhje me dispozitat e ligjit për dekriminalizimin. Kjo do të sillte menjëherë dorëheqjen e tij si kandidat fitues për bashkinë e Shkodrës.

Pas këtij hapi do të duhej të hynte urgjentisht në lojë presidenti Ilir Meta, i cili është i vetmi autoritet kushtetues që shpall zgjedhjet, si në rang kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Dhe këtu loja bëhet krejtësisht e paparashikueshme. A do t’i dekretojë Meta zgjedhjet e reja për Shkodrën, kur dihet se ai nuk e njeh rezultatin e 30 qershorit?

A do ta bëjë ai këtë, kur është publikisht e njohur se ai është investuar vetëm për zgjedhjet e 13 tetorit?

Po sikur kreu i shtetit të mos pranojë të dekretojë një datë tjetër zgjedhjesh për qytetin e dytë më të madh në vend?

Mandati i Voltana Ademit në krye të bashkisë Shkodër ka mbaruar. Në këto kushte ajo nuk mund të ketë më të drejtë firme dhe vendimmarrjeje si qytetarja e parë e Shkodrës.

Po nëse Meta nuk dekreton zgjedhjet për pasardhësin e saj, për arsyet e mësipërme, cili do ta drejtojë bashkinë më të madhe të Veriut?

Ja një rebus që nuk i duhej mishmashit të komplikuar shqiptar të muajve të fundit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Rasti i Valdrinit, një mallkim për Ramën dhe Bashën por jo për Shkodrën
Previous article MERO BAZE/ Leksioni I hidhur I Valdrinit, për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k