• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse opozita ka lënë Presidentin, në dorë të idjotëve?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse opozita ka lënë Presidentin, në dorë të idjotëve?

November 7th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Partia Demokratike I ka bërë bisht përballjes zyrtare me debatin rreth mosdekretimit të Sandër Lleshit si Ministër I Brendëshëm nga Presidenti Ilir Meta. I ka bërë bisht zyrtarisht Lulzim Basha, si kryetar I Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, I ka bërë bisht në mënyrë direkte Sali Berisha, I cili është mjaftuar të bëj gallat se “kush ja dhjeu njëri tjetrit” në takimin Rama – Meta , I kanë bërë bisht gjithë kryetarët e partive opoztare të cilët kanë kursyer dhe Nard Ndokën të marrë pjesë në këtë debat.

Ajo që është interesante është se në këtë debat është lejuar me vetdije të  angazhohen ose figura qesharake, ose njerëz të cilët kanë dëshmi të forta që nuk kanë repsekt për veten e tyre .

Nëse u hedh një sy debateve televizive të së hënës, e kupton qartë këtë panoramë, që nga ata që shikojnë horoskopin me Enin, e deri tek debati Noka Fevziu.

Nga figurat politike që janë përfshirë në debat për të mbrojtur dekretin e presidentit, bie në sy vetëm Flamur noka dhe Petrit Vasili. Ky I fundit në fakt nuk është se mbron ndonjë gjë, por bën stërvitje duke sharë Ramën.

Interesant është fakti që PD, të vetmin politikan që hodhi në këtë betejë, ishte Flamur Noka. Ky gjest ilustron më së miri gjithë filozofinë e qëndrimit të PD, që për betejën që ajo shpreson se mund ta sjell në pushtet, pra për betejën institucionale President-Kryeministër, ajo angazhon dikë që përveçse budalla, ka një konsesus kombëtar me vete, që të mos merret seriozisht për çdo budallallëk që thotë. Pra në një fare mënyre, PD më shumë se sa pjesmarrje, paraqitjen me Flamur Nokën në këtë debat, e ka alibi për mospjesmarrje.

Biles ajo ka sakrifikuar aq shumë në këtë pikë, sa del të kundërshtoj emërimin e një njeriu të shkolluar në Gjermani dhe SHBA me katër gjuhë të huaja , pa asnjë defekt në CV e tij, me dikë që e ka fjalorin me katër fjalë, nga të cilat tre I ka banale dhe që fatkeqësisht ka qenë paradhës i Sandër Lleshaj në vitin 2013.

Do mjaftonte ky krahsim, mes dy figurave, që Flamur Nokën PD ta fshinte dhe nga Facebooku  në këtë debat, por Lulzim Basha në fakt e nxorri në shesh të mejdanit, vetëm për tu dukur sikur merr pjesë në këtë debat, por ama me Flamurin. Vet ka ikur npër Evropë dh ebën selfie me kë I del para.

Dhe nesër kur të përballet me pasojat e kësaj krize institucionale të vetmen alibi që ka, është se nuk ka folur ndonjë njeri serioz nga PD, përveç Flamurit .

Kriza institucionale mes Presidentit dhe qeverisë, përmes refuzimit të Sandër Lleshit si minister, nëse do ti hapet rrugë, do ta bëj Shqipërinë të paqeverisëshme, edhe sikur të ndodh tia lësh në tavolinë pushtetin Lulzim Bashës. Kjo krizë do të jetë e rend, jo vetëm kur presidenti ëshët I një partie kundërshtare si tani, por akoma më keq kur është I partisë tënde, pasi mund ti ngjallen orekse të marr drejtimin e parties, duke diktuar ministrat që do ai. Kaq e kupton edhe Lulzim Basha, sado mungesë inteligjence të ketë.

Dhe pikërisht për këtë shkak, po sillet sikur nuk e  ka mendjen çfarë po ndodh dhe ka nxjerr në betejë budallenjtë.

Kjo është në fakt një keqpërdorim që opozita I bën Ilir Metës, të cilin e ka motivuar të hidhet në betetë, dhe I ka dhënë hua si ushtarë në këtë betejë, të gjithë ata që të prishin punë ti kesh me vete. Është një përpjekje për të nxjerr gëshetnjat me duart e ilir Metës, dhe për peshqirë të përdor Çimat, Farirat, Mulët dhe gjithë nulët e opozitës.

Dhe nëse ka një të drejt Blendi Fevziu të nxehet, nuk është pse Flamuri thotë gomarllëqe, se ai I shkreti aq mundësi ka, por pse për një betejë kaq të madhe saç shpresojnë të jetë kriza Meta Rama, opozita ka në dispozicion të emisonit vetëm budallenjtë. Se Ata, janë të vetmit që mund t’ia dalin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KASA/ “Dekretet”, si Meta i shpreh me gjuhën e fotove
Previous article EBI SPAHIU/ Të shtënat greke në Shqipëri reflektojnë problemin e nacionalizmit në rritje

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k