• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EBI SPAHIU/ Të shtënat greke në Shqipëri reflektojnë problemin e nacionalizmit në rritje
Home
Blog

EBI SPAHIU/ Të shtënat greke në Shqipëri reflektojnë problemin e nacionalizmit në rritje

November 7th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Vdekja së fundmi e një nacionalisti grek në jug të Shqipërisë është një pjesë e vogël e një fenomeni më të gjerë botëror të ekstremizmit të dhunshëm që fuqizohet nga ideologjia fetare.

Më 28 tetor, një shtetas grek 35-vjeçar me emrin Kostantinos Kacifas hapi zjarr në fshatin Bularat, në jug të Shqipërisë, vendbanim i një pakice të konsiderueshme etnike greke në zonë.

Disa orë pasi hapi zjarr dhe shënjestroi një makinë policie, Kacifas u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Ngjarja tragjike ka ngjallur debate rreth operacionit që çoi në vdekjen e Kacifas, duke nënvizuar tensionet etnike mes komuniteteve në Shqipëri dhe rolit që etno-nacionalizmi po luan në përforcimin e zërit të ekstremistëve në Greqi.

Gjatë vitit të kaluar, Greqia ka arritur një marrëveshje të rëndësishme diplomatike me Maqedoninë, që do të ndiqet, me shpresë, nga një ndryshim kushtetues në emrin zyrtar të vendit.

Ndonëse jashtë vëmendjes së gjerë, Shqipëria po arrin në njëfarë mënyre disa marrëveshje të rëndësishme me Greqinë nëpërmjet bisedimeve diplomatike, mbi çështjen e kufirit detar, që shihet si një nga parakushtet për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Pavarësisht sukseseve të arritura në muajt e fundit në këto fusha, është gjithnjë dhe më e qartë se ekstremizmi dhe radikalizimi i dhunshëm mund të prishin përparimet rajonale drejt stabilitetit dhe qeverisjes më të mirë demokratike.

Pas lajmit për vdekjen e Kacifas, mediat shqiptare zbuluan detaje rreth jetës së tij dhe ideologjisë politike që mund ta kenë çuar atë të sulmojë policinë shqiptare.

Kacifas ka lindur në Bularat, por ishte i stërvitur nga ushtria greke, thuhet se ishte një oficer i Forcave Speciale. Ai gjithashtu dyshohej se ishte anëtar i një prej grupeve paraushtarake të lidhura me Agimin e Artë – partia e djathtë etno-nacionaliste greke e njohur për retorikën e saj ksenofobike dhe për nxitjen e pushtimit të Shqipërisë jugore, të cilën mbështetësit e Agimit të Artë e quajnë Vorio-Epir.

Kacifas qëndruar në Shqipërinë jugore që nga fillimi i tetorit, ndërsa postime të mëparshme dhe fotografitë në mediat sociale e shfaqin atë në uniformë ushtarake, teksa vizitonte vendet fetare që mendohet se kanë lidhje historike me Greqinë dhe teksa bënte thirrje për veprime për të «mbrojtur Epirin e Veriut».

Më 28 tetor, ambasadori grek në Shqipëri vizitoi Bularatin për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në tokën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atë ditë, Kacifas shkroi në Facebook se «të rinjtë e Vorio Epirit nuk të rrinë duarkryq. Të gjithë grekët që jetojnë në Vorio Epir duhet të dërgojnë një mesazh të qartë. Ose Greqia apo vdekja».

Mediat greke njoftuan se ai vdiq duke mbrojtur flamujt grekë të ngritur në fshatin Bularat – edhe pse nuk është e pazakontë që flamujt grekë të shfaqen në zonat etnike greke dhe asnjë dhunë e kësaj shkalle nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Tani, një javë pas ngjarjes, tensionet vazhdojnë të rriten nga të dyja anët. Krerët e Agimit të Artë u kanë bërë thirrje autoriteteve greke të ndalojnë lëshimin e lejeve të punës për emigrantët shqiptarë dhe që Greqia të heqë mbështetjen për pranimin e Shqipërisë në BE, si dhe për përdorimin e forcës ushtarake si përgjigje.

Grupet e djathta greke u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të hetojnë ngjarjen dhe gjithashtu të trajtojnë mosmarrëveshjet e pronësisë te pakicat greke në Shqipëri. Autoritetet shqiptare i kanë bërë thirrje Athinës të dënojë sulmin në vend të “politizimit” të incidentit.

Ka shumë pikëpyetje se si dy vendet mund të ulin tensionet që ka ngjallur ky incident. Protestat në Greqi rreth vdekjes së 35-vjeçarit janë të shpeshta.

Konsullatat dhe ambasada shqiptare në Greqi janë subjekt i kërcënimeve, gjë që reflekton një dobësi shtesë me të cilën përballet konsiderueshëm edhe diaspora shqiptare që jeton në Greqi përballë rritjes së gjuhës dhe krimeve të urrejtjes.

Më shumë se 500,000 emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi, duke përbërë një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve në vend. Ngjarjet e fundit mund të kenë të njëjtin efekt tek pakica etnike greke në Shqipëri, e cila mund të përballet me një reagim të ashpër si rezultat i retorikës nacionaliste.

Gjithsesi incidenti në Bularat është veçse një tregues i vogël i një problemi më të madh me të cilin ballafaqohen vendet përballë populizmit në rritje, të shoqëruar nga ideologji të krahut të djathtë dhe etno-nacionalist. Disa janë të lidhura me doktrinë fetare, një fenomen i quajtur «radikalizim».

Me luftën në Siri dhe shfaqjen e ISIS si një lojtar ndërkombëtar në terrorizmin global, ideologjitë ekstremiste islamike tërhoqën mbi 40,000 luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak. Ballkani Perëndimor nuk ishte përjashtim. Mbi 1.000 persona nga rajoni hynë në këtë grup. Rreth 144 persona nga Shqipëria iu bashkuan ISIS-it në Siri dhe Irak.

Edhe pse rekrutimi u ndikua nga një sërë kushtesh socio-ekonomike, ideologjia fetare dhe indoktrinimi luajtën një rol vendimtar. Komunitete të tjera anembanë rajonit kanë parë ngjashmërisht shtetasit e tyre të bashkohen me grupet paraushtarake dhe rebelët në Ukrainë, ose si mbështetës të forcave pro-ruse apo pro-ukrainase. Në këto raste ata u ndikuan nga doktrinat e krishtera.

Sipas sondazheve të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, një institut me qendër në Tiranë, harmonia fetare mbetet një vlerë thelbësore e shoqërisë shqiptare, e cila ka një traditë të gjatë të bashkëjetesës paqësore mes feve.

Megjithatë, ndikimet e jashtme të doktrinave të reja fetare që shoqërojnë axhendat politike mund të vënë në provë marrëdhëniet tradicionalisht të harmonizuara mes myslimanëve dhe të krishterëve.

Si studiuese e çështjeve që lidhen me ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, vërej një emërtues të përbashkët shqetësues në këtë drejtim: doktrina fetare është e pranishme në pothuajse të gjitha format e radikalizimit dhe të retorikës ekstremiste, si në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë bërë përpjekje për të adresuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Shumica e shteteve kanë miratuar strategji për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, CVE, ose kanë emëruar koordinatorë kombëtarë. Shqipëria krijoi një qendër për luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm, që synon të bëhet një qendër koordinuese e aktiviteteve të aktorëve lokalë për të parandaluar rastet e dhunës.

CVE-të synojnë të promovojë praktikat e angazhimit të komunitetit dhe këshillimin individual të rehabilitimit dhe de-radikalizimit, të krijuara sipas modelit të demokracive më të përparuara me synimin e adresimit të kërcënimeve të terrorizmit dhe radikalizimit duke përdorur masa “të buta” ndërhyrjeje.

Por, si me çdo gjë të lidhur me CVE, një çështje jo unike për Shqipërinë, ideologjitë e frymëzuara nga islamistët, të përshtatura nga Al-Kaeda dhe së fundmi nga ISIS kanë dominuar terrenin dhe analizat e ekspertëve mbi këtë fenomen – duke bërë që qeveritë të nënvlerësojnë rreziqet që vijnë nga forma të tjera të radikalizimit.

Në rajon, ka ende pak debate mbi narrativat dhe strategjitë e shtrirjes së ideologjive që grupet e tjera po shfrytëzojnë për të përkeqësuar mosmarrëveshjet ekzistuese dhe për të fuqizuar ndjekësit e tyre që të kryejnë sulme të dhunshme. Mungesa e vëmendjes nga autoritetet ndaj këtyre çështjeve mund të rrezikojë suksesin e fundit të diplomacisë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Pse opozita ka lënë Presidentin, në dorë të idjotëve?
Previous article AFRIM KRASNIQI/ Histori me/pa dekret: 10 përfundime nga kriza e re e aktorëve të vjetër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k