• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Pse Berisha është I dëshpëruari I madh I Bularatit?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Pse Berisha është I dëshpëruari I madh I Bularatit?

November 9th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Sali Berisha ka akuzuar qeverinë shqiptare që nuk u “tregoi vendin” një grupimi fashist të “Agimit të Artë” që mbritën në Bularatë një ditë më parë. Vajtimi I tij bëhet në emër të krenarisë sonë kombëtare, që sipas tij u poshtërua prej mungesës së reagimit të qeverisë shqiptare.

Nuk dua të përziej emocionet e shqiptarëve me ato të Sali Berishës, se të këtijt ë fundit, burojnë nga arsye të ndryshme që nuk kanë lidhje me patriotizmin.

Por duhet të sqarojmë përfundimisht temën delikate të identifikimit të Greqisë me “Agimin e Artë” në Shqipëri. Dhe akoma më keq identifikimin e pakicës greke në Shqipëri me “Agimin e Artë”.

Greqia nuk është “Agimi  I Artë” dhe se ky grupim është një problem më I madh për Greqinë, se sa për Shqipërinë. Ajo është një lëvizje politike fashiste, vulgare, raciste, që përfaqësohet kryesisht nga njerëz të rrugës, banditë, injorantë , ksenofobë dhe padyshim të armatosur me idenë e supermacisë helene, të cilën e fyejnë edhe kur e zënë në gojë.

Ata janë problemi real I Greqisë, të cilët përbuzen nga elita kulturore e Greqisë, nga elitat politike dhe institucionet e shtetit grek. Ata përbuzen po ashtu dhe nga pakica greke e Shqipërisë e cila ka prodhuar një cilësi të tillë intelektuale dhe njerëzore në Shqipëri, sa kanë të drejtë të krenohen para shqiptarëve.

Shqipëria ka bërë si vlera të saj, vlerat e mijëra grekëve të jugut të Shqipërisë, profesorëve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, artistëve dhe sportistëve grek, që u rritën si shqiptarë në shtetin tonë .

Problemi që duan ti krijojnë pakicës greke sot në Shqipëri, është se atë tentonë ta përfaqësoj “Agimi I Artë” dhe jo elita greke e Shqipërisë. Elita greke e Shqipërisë është mënjanuar nga identifikimi me pakicën greke, dhe është shkrirë në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë dhe kjo pakicë ka humbur përfaqësimin politik.

Sali Berisha është politikani që ka prodhuar historinë e identifikimit të pakicës greke në Shqipëri me frymën e sotmë të “Agimit të Artë”, duke e fyer këtë pakicë.

Në mandatin e tij të parë, ai prodhoi konflikte etnike, duke bërë simbol të pakicës greke në Shqipëri, pesë qytetarë të arrestuar “për agjitacion propagandë” në favor të qarqeve nacionaliste të tipit “Agimi I Artë” . Ai u konfliktua me Kishën Ortodokse dhe prodhoi praktikisht imazhin e pakicës greke në Shqipëri, si pakicë ekstremistësh.

Pas rrëzimit nga pushteti në vitin 1997, ku një dorë ja dha dhe Greqia, me rikthimin e tij në pushtet në vitin 2005, ai bëri të njëjtën gjë, por me mjete të tjera. Ai filloi ta integroj “Agimin e Art” në pushtetin e tij. Marrëveshja e Berishës me PBDNJ në 2005 dhe më pas përpjekja e tij për ti imponuar pakicës greke një elitë mediokre që ishin bërë të njohur si ekstremistë, e la sërish të papërfaqësuar pakicën greke në politikën shqiptare, por integroi në struktura shtetërore, disa grek mediokër, që ishin dhe ekstremistë. Boll të theksojmë se Berisha ka paguar në borderot e shtetit shqiptar tipa si Theofan Kaliviotis, shok I Karathanos që dje në Bularatë ishin gati ti vinin zjarrin Shqipërisë e Greqisë.

Dhe nuk është se I ka bërë ndonjë nder pakicës greke me këtë. Ka bërë që pakica greke të votoj më shumë kandidat grek që janë në PS , PD apo LSI, se sa partinë që tenton të  quhet e tyre.

Dhe tani kur ndodhin ngjarje të rënda si kjo në Bularat, dhe kur një tufë trushpëlarësh tentojnë të destabilizojnë raportet Athinë Tiranë, duke përdorur një ceremoni varrimi, Sali Berisha duket më I dëshpëruar se ata që qajnë për një të vdekur.

Ata që ishin në funeralin e Bularatit, nuk janë të dëshpëruar për Kostandinin, por entuziast se I kanë shtuar një dëshmorë kauzës së tyre. I vetmi I dëshpëruar është Sali Berisha, që nuk I përdori dot zemërimin e tyre në favor të tij. Dhe ai,  njësoj si “Agimi I Artë” që kërkon të rrëzoj Ciprasin nga Bularati, priste të rrëzonte Edi Ramën në emër të patriotizmit, po nga Bularati.

Qeveria ja doli. Ajo ka skeduar një listë me 52 vetë, që nuk do shkelin më në Shqpëri dhe kaq.  Por është një listë tjetër që qeveria shqiptare nuk e bën dot. Është lista e aleatëve të “Agimit të Artë”, e atyre që kishin të njëjtin hall si ata, dhe që shpresonin që krismat e Bularatit të ndeheshin në Tiranë. Atë listë e kryeson Sali Berisha, dhe katër deputetë dhe ish deputetë të tij, që ishin në varrim në Bularat, për të cilin Berisha vajton pse nuk u ndërhy. Berisha po vajton pse nuk ja vrau qeveria deputetët e tij, se është mësuar të bëj politikë me arkivole.

Për fat qeveria shqiptare reagoi me përgjegjësi dhe kurajo të madhe. Kurajo e madhe në këto raste është të përmbahesh. Është e vetmja arsye që Berisha është I dëshpëruari I madh I Bularatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAJLINDA BREGU/ Ose e kemi seriozisht të gjithë ose jo!
Previous article MIRA KAZHANI/ Teta Sofia dhe xhaxhi Stefani, komshinjtë “grekë” të fëmijërisë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k