Sot në Tirana Conectivity Forum: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë me plotzemër Europianë.
Por meqe Europa flet per “thellim dhe pastaj zgjerim”, -pra te bejme ckemi per te bere per tu europianizuar se brendshmi,-ne lipset te thellojme edhe bashkëpunimin rajonal.
Une nuk i besoj raportet me gjuhe neutrale, apo qe nuk thone asgje konkrete.
Nuk besoj as premtimet e medha qe nuk mbahen.
Ndjej qe sot nuk ka nevoje te perserisim sa rendesi ka Ballkani Perendimor per stabilitetin, sigurine dhe te ardhmen e Europes, por ka rendesi qe te zbatohen plane konkrete politike, financiare dhe teknike, me afate te qarta per zhvillimin e rajonit tonë. Asistenca financiare e BE për vendet tona është më e vogël se ajo e ofruar për vendet e zgjerimit të vitit 2004. Për më tepër, 80% e këtyre fondeve shkon për asistencë teknike, duke mos lejuar përdorimin e tyre për projekte më të rëndësishme. Më shumë fonde para anetaresimit do të thotë më shumë investim në stabilitetin politik dhe ekonomik të rajonit.
Ah, duhet edhe të tregojmë se sa ne jemi seriozë në përpjekjet tona për të reformuar veten.
Ose e kemi seriozisht të gjithë ose jo!
Leave a Reply