Mero Baze/
Sali Berisha është vetrregjistruar në studjon e një media që drejton djali I vet në Tiranë dhe e ka publikuar intervistën për një Tv në Kosovë. Është nga ato rastet kur ai nuk do askënd ta shqetësoj. Kamera duhet të jetë e djalit, studjoja e djalit, gazetari kujdestar, “argat” i djalit dhe dy gazetarët e tjerë nga Kosova, si dekor I asaj që do të thotë.Dhe gjerat që thotë janë njëqind për qind gënjeshtra, pa j aballfaquar askush.
Berat Buzhala dhe kolegu I tij I Kosovës, janë gazetarë që punojnë e jetojnë në Kosovë. Kohëte e fundit ka një përdorim të tyre sidomos të Buzhalës për marketing politik në Shqipëri në favor të kahut Meta Berisha, por dhe kjo është normale për gazetarinë partizane shqiptare.
Ajo që nuk është normale, është të përdoren si dekor, në intervista që përpiqen të fshehin gjëra të rënda dhe ata të bëjnë sikur nuk e dinë që ka ndodhur. Dhe “bëjnë” pasi mendoj se I dinë, se nëse nuk I dinë, atëhere nuk kanë pse shërbejnë si alibi për një njeri që fsheh krimet.
Kur një figurë e vjetër në politikë, si Sali Berisha, ka për të thënë gjëra të forta, fjala vjen akuza për vrasje politike, ai nuk duhet të banalizoj historinë dhe të tallet me të vdekurit . E ka bërë dhjetra herë këtë, kur të vdekurit I vret si ti doj qejfi dhe ua ndërron dhe vrasësit sipas qejfit. E bëri përsëri dje. Dhe e bën përballë gazetarve që së paku nuk kanë aftësinë të ballafaqojnë në vend faktet për të cilat ai gënjen.
Kur ke ndërmend të flasësh kush e vrau Ali Ukaj, së paku nuk duhet të bësh sikur ngatërron emra kushërinjsh dhe data, se del më I dyshimtë ti, se sa pala tjetër.
Kur ke ndërmend të flasësh për vitin 1997, duhet të jesh serioz, pasi njerëzit janë akoma gjallë dhe e dinë si janë hapur depotë. Depot janë hapur në Mars të vitit 1997, dhe Sali Berisha ka nja 7 deklarata përse janë hapur dhe si janë hapur. Në fillim ka akuzuar Komitet e Shpëtimit në jug, pastaj ka akuzuar Safet Zhuallin si tradhëtar, pastaj ka akuzuar Fatos Nanon, më vonë ka akuzuar shtetin e dobët, pastaj CIA, pastaj shërbimin grek, etj.
Tani pas 20 vjetësh paska dal ne verisonin që i ka hapur vet, se donte që armët të shkonin në Kosovë. Në fakt kjo është nëj deklaratë e mirë për ta marrrë nën hetim nga SPAK, edhe pse është e gënjeshtërt. Është e sigurtë se këto broçkulla nuk do ta thoshte kurrë para një gazetari normal të Shqipërisë.
Kur janë hapur depot, UCK nuk ishte shfaqur. Për herë të parë UÇK u shfaq në Nëntor 1997 dhe ashtu në ilegalitet, kurse depot janë hapur në Mars 1997. Nga ana tjetër brenda së njëjtës intervistë Berisha pranon se ka arrestuar Hashim Thaçin se është gjetur me armë për UÇK. Kur I paska hapur depotë për UCK pse I arrestonte veprimtarët e saj?
Akoma më banale është përpjekja e tij për të modifikuar historinë e qëndrimeve ndaj Kosovës, historinë e ftohjes me Rugovën, dhe të tregoj përalla për Kosovën në vitin 1999, kur ai ishte njeriu më I izoluar në botë.
Kur njeriu vendos të flas për gjëra të rënda, për krime për të cilat është nën akuzë, apo për krime që kërkon t’ua hedh në shpinë të tjerëve, ose shkon në prokurori, ose del e rrëfehet i qetë para opinionit publik, duke mos zgjedhur kë ka përballë. Mënyra se si Sali Berisha sillet si burracak, si një vrasës që ka frikë nga cdo reporter i rëndomt që nuk e ka nën kontroll dhe që rregjistron intervistat në studjot e djalit vet, për të fshehur krimet e veta, është një akuzë më vete, më e rënd për të se çdo alibi që ai përpiqet të prodhoj me produksinet e djalit vet. Vetëm ideja që ai nuk guxon të përballet me gazetarë kritikë, që ja njohin historinë, por vetëm me dekore gazetarësh të porositur ose të paditur, tregon sa i zhytur është në krim, dhe sa frik ka të flas rreth tyre . Përveç rasteve kur flet në dhoma të mbyllura dhe bën monolog me vete. Siç flasin me vete gjithë ata që kanë vrarë.



Leave a Reply