• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Për çfarë fotografohemi me të huajt, kur nuk na qasin!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Për çfarë fotografohemi me të huajt, kur nuk na qasin!

May 31st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni/

Ambasadori Soreca në Tiranë ka dalë këto ditë në foto pa fund duke dorëzuar ngado materialin e Raportit të Progresit. Në foto me të dalin të buzëqeshur Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Lulzim Basha, sikur Raporti të ketë mbyllur të gjithë telashet e vendit dhe sikur ata vetë të mos flasin natë e ditë për pamundësinë e hapjes. Kështu ka ndodhur me përfaqësuesin e BE-së në Maqedoni, por kështu dhe ka ndodhur në Kosovë, ku Thaçi ka marrë i thartuar Raportin e Progresit nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku Kosovës ia kanë çuar tashmë stekën në qiell.

Ndryshe nga kolegët e tjerë, Thaçi jo vetëm nuk ka pranuar gjetjet e raportit, por është shprehur se raporti më tepër merret me taksën se sa me progresin e institucioneve. E neveritshme është se zyrtarët opozitarë ngado fërkojnë duart, bashkë me shumë të huaj që në ngërçet tona ngrohin mirëqenien e tyre. Dhe ndodh që politikanët e Opozitës në Kosovë gëzohet sepse ata vetë lëvizin lirisht pa viza; në Shqipëri se do të vinë medoemos në pushtet prej gabimeve pafund të Ramës; kurse në Maqedoni dhe më kot: sepse mendojnë se i heqin meritën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, kryeministrit Zaev.

Po atëherë pse dalim kaq të dashur në fotografi me të huajt? Për çfarë na duhen ata? Zyrtarët e niveleve inferiore të thonë dhe të bindin se ndihma e tyre është jetike për ekzistencën tonë. Ata na asistojnë në buxhete, ata na ndihmojnë ngado, ata na ruajnë dhe nga çarmatosja jonë qesharake, për të plotësuar kuotat luftarake të NATO-s!!! Akoma më e neveritshme duket në rastin e Shqipërisë sjellja e Holandës dhe justifikimet e zyrtarëve të tyre për ta kthyer që nga fillimi procesin e liberalizimit të vizave.

Shqipëria, me gjithë problemet e saj të pamohueshme, ka bërë hapa pindarikë nën trysninë e lloj-lloj ndikimeve të huaja që duan të ndajnë një vend të NATO-s, por edhe që duan ta bëjnë sa më të brishtë demokracinë tonë. Të mjafton kjo për t’i kujtuar këtyre njerëzve që na qeshin nga fotot dhe na japin vetëm pengesa se Evropën po e prishin vetë evropianët. Ia vlen t’u kujtosh se është faji jo pak i tyre që regjimi komunist jetoi i patrazuar për dekada prej inkurajimit të heshtur dhe kinse luftës së madhe dhe handikape subversive që i bënë komunistëve, duke i forcuar në pushtet kundër të varfërve dhe atyre që luftuan me sa mundën për prosperitetin e vendit të tyre. Dhe ata që e pësuan ishin pikërisht idealistët ata që besonin në vlerat e kontinentit dhe që janë viktimat e para.

…

Por nuk mund të ndalemi ndërsa mësimet e të shkuarës duket se vlejnë më pak. Tashmë fotot e dikurshme me sllavët, rusët dhe kinezët i kanë zënë fotot me evropianët që pas mbarimit të sesioneve monitoruese, kthehen në vendet e tyre dhe na e ngrenë e ngrenë stekën pa fund. Po për çfarë fotografohemi me ta, kur nuk na qasin? Nuk na preferojnë dhe na tregojmë se jemi outsider. Ndoshta nga mungesa ende e ndjenjës që kemi për shtetin tonë. (Homo Albanicus)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Berisha “flet me vete”, për krimet e tij?
Previous article BAJRAM PEÇI/ Duhet të rritesh dhe të kthjellohesh për çfarë flet e çfarë bën, Lulzim!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k