• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lereni Presidentin të mendohet!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Lereni Presidentin të mendohet!

November 2nd, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

/Mero Baze

Për të firmosur shkarkimin e Fatmir Xhafaj Ilir Metës I janë dashur 60 minuta, pa u menduar fare,  aq sa I është dashur të shkoj nga kafja në zyrë në Presidencë, pasi mori lajmin. Është e njëjta diferencë në kohë me të cilën firmosi dekretin për shkarkimin e Visho Ajazit dhe faktin që po mendohet prej një viti për kryetarin e ri.

Dy institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar, sa i përket sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ dhe Ministria e Brendëshme, janë praktikisht institucione që e kanë futur në mendime Presidentin e Republikës. Duket se po ashtu kanë nervozuar dhe plot njerëz që janë gati ti kërkojnë llogari për këtë.

Në fakt është një debat shterp, I ezauruar me precedent dhe me gërmë të qartë në  kushtetutë, kështu që nuk ja vlen asnjë debat juridik. Ja vlen të meditohet, përse Presidenti rrezikon kaq shumë politikisht , për të mos pasur vendi dy institucionet më të rëndësishme të Sigurisë?

Kryetari I ri I Shërbimit Informativ, një fytyrë e panjohur nga askush, por me përvojë të gjatë pune brenda institucionit, I rekomanduar nga partnerët amerikanë, vazhdon ta kryej detyrën e tij, pa ndonjë pengesë. Merr rreth 20 mij lek më pak se sa do merrte po të ishte Kryetar I dekretuar, por me siguri e kompeson me ndonjë dietë tepër.

Për Ministrin e ri natyrisht që ka plot zgjidhje analoge, po ashtu. Por problem është përse Presidenti I do pa titullarë institucionet e sigurisë kombëtare?

Mendoj se ka plot arsye personale dhe politike. Personalisht kërkon një pazar më të gjerë se sa emërimi I këtyre dy emrave. Kërkon të negocioj emrin e kryetarit të Kontrollit të Shtetit, apo ambasadorë të ndryshëm që I shkojnë për firmë. Kërkon të ketë më shumë siguri për njerëzit e vet, ende brenda këtyre institucioneve dhe natyrisht garanci për mos prekje të tyre. Kërkon të jetë I informuar në kohë, nëse ndaj tij apo njerëzve të tij, ndërmerret ndonjë lëvizje që e përballë me të kaluarën. Po ndoshta dhe Toma me Fariun nuk janë dakord me Lleshin, se dikur e kan pas mik, por pastaj ai I ka tradhëtuar. Dhe të lësh Tomën  pa ministër te brendeshem nuk është pak.

Emrat e rinj që ka nxjerrë Edi Rama nuk I japin këto siguri. Ata janë kryesisht njerëz teknik që kanë shkuar aty për të kundërtën e halleve personale që ka Presidenti.

Por dhe politikisht I duhet kështu. Në pamundësi për ta rrëzuar qeverinë me vota, kjo përpjekja për të krijuar klimë konflikti duke përdour dekretet e presidentit, është një rrugë për të kompesuar mungesën në krahë të Petrit Vasilit. Nuk është se bën ndonjë dëm të madh, por bën detyrën si opozitar dhe jo si zyrtar shteti.

Ai kërkon me siguri që shumica të reagoj politikisht, ta vendos atë në qendër të sulmeve, ta bëj përpegjës për mos nxjerrje aktesh ligjore, apo të vazhdoj të qeverisë me zëvendësministër si dikur Fatos Nano. Kjo natyrisht I jep një lloj peshe politike LSI në pazarin me Lulzim Bashën, duke nxjerr në pah dhe kontributin që ka dhënë Presidenca, përveç kontributit të çmuar të  Petrit Vasilit.

Por nuk është se zgjidh gjë. Përkundrazi politikisht Edi Rama fiton më shumë nga një konflikt I hapur me Ilir Metën, se sa nga ndonjë pazar me të. Fotogafia e drekës së Presidentit Meta me “viktimën” e tij Tom Doshi, për të cilët Edi Rama desh prishi koalicionin tre vjet më parë, mjafton për miliona shqiptarë, për të kuptuar standartet morale të politikës shqiptare dhe seriozitetin e konflikteve politike, edhe kur bëhet fjalë për vrasje.

Kështu që nuk besoj se qeveria dëmtohet as politikisht, as numerikisht nga fakti që Presidenti po mendohet deri të hënën kur I mbaron afati ligjor. Qeveria krijon distanë nga Presidenti dhe kjo I bën mirë.

Nga ana tjetër, fakti që Presidenti, do ta harxhoj dhe fundjavën për tu menduar nuk është sakrificë e vogël dhe i duhet çmuar. Sakrificë e madhe është ta mendosh që të gjithë këtë, po e bën si president.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Përse duhet rihapur 21 janari?
Previous article SPARTAK NGJELA/ Ç'është ky turp që ka pllakosur këtë shoqëri nga ky shtet?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k