• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEDRI ISLAMI/ Përse duhet rihapur 21 janari?
Home
Blog

BEDRI ISLAMI/ Përse duhet rihapur 21 janari?

November 3rd, 2018 F.autor Blog 0 comments

Ndodhia e pak ditëve më parë, vrasja e ekstremistit Kacifa dhe egërsimi i opozitës ndaj forcave speciale shqiptare, çka nuk ndodhi as nga qeveria e shtetit fqinj, ku ishte stërvitur e bërë pjesë e grupeve terroriste, është hapja e “Kutisë së Pandorës” për shumë çështje të tjera, të cilat prej kohësh, ose kanë, mbetur pezull ose janë mbyllur nga forca e pushtetit.

Njëra prej tyre, më e dukshme nga të tjerat, është vrasja në Bulevardin e Tiranës, e 4 demonstruesve paqësorë, në katër vende të ndryshme, e cila njihet tashmë si “Vrasjet e 21 janarit”.

Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi asaj dite. Me gjakftohtësinë më të madhe, sipas urdhrit kryeministror dhe të ministrit të punëve të brendshëm të kohës, Berisha dhe Basha, u qëllua nga disa banditë të veshur me petkun e ushtarakut, drejt njerëzve, të cilët, në mbylljen e një demonstrate, po vëzhgonin vazhdimin e një përfundimi.

Në momentin e vrasjes së tyre nuk kishte asnjë rrezik për eskalim situate. Nëse kishte pasur një moment të tillë, ai kishte ikur dhe gjërat po shkonin drejt një të nesërme, e cila nuk dihej se si do të ishte.

Asnjëri nga të vrarët nuk kishte armë me vete dhe, nga filmimet e bëra, i pari që u vra ishte me duar në xhepa disa metra përballë portës anësore të selisë kryeministrore; tjetri kishte hipur në një tribunë për mediat që të mund të shikonte më mirë dhe ishte krejt në anën tjetër të bulevardit; i treti po mendonte rrugën e kthimit, ndërsa i fundit, pasi kishte kthyer shpinën dhe po mendonte për vajzat e tij.

Vrasësit ishin në selinë kryeministrore; dy prej tyre në zyrën luksoze, njëri duke bërtitur marrëzisht përse nuk qëllohet, tjetri, ministri, duke përcjellë këtë urdhër, po me zemër të ngrirë, dhe dy të tjerët, shefi i Gardës, Ndue Prendi, që ende nuk ka nxjerrë një dëshmi se kush ia nxiu syrin e majtë dhe një farë Agim Llupo, kishin marrë përsipër të qëllonin, ose me armën e shefit të gardës po qëllonte dikush tjetër.

Shefi i qeverisë, pas pak vrasjes, akuzoi opozitën se kishte vrarë njerëzit e saj me çadra e stilolapsa pistoletë; ndihmësi i tij u zhduk, por të tjerë dolën nëpër TV për t’i dhënë besim versionit të shefit të madh.

Kur nata po binte, një gazetar investigativ, Artan Hoxha, dha versionin e tij, me zë, me figurë, me plumba dhe të vrarë. Që nga ajo mbrëmje ai u bë armiku numër Një i shefit të qeverisë.

Provat e brendshme u prishën. Thëniet e një nate më parë u ndryshuan. Serveri u godit menjëherë pas daljes së Hoxhës, në thyerjen e natës. Urdhri i Prokurores së Përgjithshme nuk u zbatua për arrestimet e një zingjiri vrasës. Ishte njëlloj si një grusht shteti. Në fakt grusht shteti institucional ishte.

Kaluan kaq vite. 21 janari po vjen rishtas. Të vrarët nuk do të vijnë më. As ndëshkimi për to nuk ndodhi. Qeveria Rama u përpoq një vit më parë të shkëmbente të vërtetën, që ishte zotuar të zbulonte dhe të ndëshkonte krimin, me një tufë parash.

Përse duhet rihapur, aq më shumë tani?

Ka disa ditë që dy urdhërdhënësit e 21 janarit akuzojnë forcat speciale shqiptare se tejkaluan të drejtat dhe se mund të kishin bërë neutralizimin e ekstremistit të vrarë që kishte në duar një armë speciale dhe tre karikatorë me fishekë. E përsëritin thënien e tyre duke shkuar drejt akuzës idiote se e gjithë kjo ishte sajesë e shtetit grek në ndihmë të qeverisë Rama. Idiotllëku nuk ka kufi.

Përgjigja e parë përse duhet rihapur 21 janari është pikërisht në deklarimet e dy udhërdhënsve: përse ata me 21 janar nuk bënë pikërisht këtë , për të cilën sot akuzojnë forcat speciale? Përse ata nuk neutralizuan “ ekstremistët” opozitarë, por i vranë drejtpërsëdrejti?

Cili qëllim fshihej pas vrasjeve?

Kush ishte njeriu që mendohet se qëlloi në emër të shefit të gardës?

Përse ndodhi grushti i shtetit institucional?

Arta Marku, njeriu që një vit më parë erdhi në këtë detyrë përmes një përpjekje tjetër opozitare për grusht shteti institucional, ka gjithë mundësitë e duhura për të rihapur një çështje që, si lëngatë, rënkon mbi shtetin dhe mbi të vërtetën.

Në fund të fundit, secili krim duhet të ketë ndëshkimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Të gjithë të lumtur me ikjen e Fatmir Xhafajt
Previous article MERO BAZE/ Lereni Presidentin të mendohet!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k